Mashtrimi i SPAK, akuzon Malltezin për korrupsion si zyrtar i lartë kur ai nuk ka pasur asnjë funksion!

Avokati, Gjokutaj i ftuar në një nga televizionet kombëtare është shprehur se SPAK-u i ka hyrë problemit të komisionit të konpesimit dhe kthimit të pronës, dhe prona është kthyer në 95-96 dhe fizikisht është kthyer në 2007, të dyja procedurat janë në përputhje me ligjin.

“Kjo çështje i përket 2020, ku zoti Taulant Balla, si kryetar i grupit parlamentar të PS-së ka depozituar një kallëzim. Ajo që është e rëndësishme është që kallëzimi që është bërë nga ana e tij është bërë për veprat penale shpërdorim detyre, për falsifikim dokumentesh dhe ndikimit të paligjshëm ndaj Sali Berishës, Jamarbër Malltezit dhe shefit të shtabit të ushtrisë, kë do të gjente ushtria rrugës, sepse kështu u shprehën. Objekti i këtij kallëzimi me fabulën e SPAKU-t sot janë dita me natën.

Balla në atë kallëzim atribuon si problem të pronarëve mosqenien në këtë cilësi. Nuk janë më pronarë sepse toka që kanë ndërtuar është tokë e blerë nga Italia në luftë e dytë botërore, dhe pronarët e vërtetë janë shpërblyer me para. Kjo tokë është te fusha e aviacionit, nuk ka lidhje me atë. E kanë hetuar, nuk e ka sot pistë SPAK-u.

SPAK-u i ka hyrë problemit të komisionit të konpesimit dhe kthimit të pronës, dhe prona është kthyer në 95-96 dhe fizikisht është kthyer në 2007. Të dyja procedurat janë në përputhje me ligjin.

SPAK-u akuzon Malltezin për korrupsion si zyrtar i lartë apo i zgjedhur vendor. E dini kur ka qenë Malltezi ndonjëherë zyrtar i lartë apo i zgjedhur vendor? Është akuzuar për këtë? Nuk e di, mirë që lajthit SPAK-u po merr vendim me këtë dispozitë”, tha avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj.

About Redaksia

Check Also

Ku është zhdukur koordinatori i Ramës për krimin në Durrës?

Ku është sot Ergys Agasi ai që konsiderohet si njeriu që lidh Ramën me kerërt …

Leave a Reply