Një Erling Haaland në versionin e tij më të “frikshëm” thyen praktikisht i vetëm Manchester United, ndërsa tifozët kërkojnë largimin e trajnerit Ten Hag.
“Bomberi” norvegjez ishte protagonist absolut në suksesin e pastër 0-3 që City arriti në derbin e Mançesterit, dy gola dhe një asisit ishin firma e tij. Andre Onana i vetëm nuk mjaftoi këtë herë për të shpëtuar United me “djajtë e kuq” që rrëshqasin në vendin e tetë me 15 pikë, 11 pikë larg kreut që mbahet nga Tottenham. Në minutën e 26-të, City fitoi një 11-metërsh për faull në zonë. Nga pika e bardhë e penalltisë, Haaland u tregua i saktë duke kaluar City në avantazh.
Me fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 49-të, Haaland u shërbye në zonë nga Bernardo Silva, me kokë biondi dërgoi topin në rrjetë duke dyfishuar shifrat. City kishte kontrollin e lojës, ndërsa në minutën e 80-të, Haaland këtë herë shërben një asist të pastër për Foden që trefishoi rezultatin duke mbyllur llogaritë me United. Fal këtij suksesi, Man.City qëndron në vendin e tretë me 24 pikë, 2 më pak se Tottenham.
Suksesi i City në derbi me protagonist Haaland “pushtoi” faqet e para të mediave angleze, ndërsa Ten Hag tashmë ka kundër tifozët të cilët kërkojnë largimin e tij.
Një fitore të pastër 3-0 në javën e 10-të të Premier League siguroi edhe Liverpool përballë Nottingham. Diogo Jota dhe Nunez realizuan në pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë Momo Salah realizoi golin e tretë. Me këtë fitore Liverpool renditet në vendin e katërt me 23 pikë, një më pak se Man.City.