Berisha: Deputeti Sina mori fjalën për të thyer protestën tonë! Jo me dhunë!

Kryetari i PD, Sali Berisha, pas përfundimit të mbledhjes së zhvilluar me Kryetarin e Grupit Parlamentar Gazment Bardhin dhe deputetët e opozitës tha se, dhunën në parlament e nisi deputeti i PS pasi kërkonte të thyente protestën tonë kushtetuese në parlament.

“Jo me dhunë. Dhunën e filloi ai tjetri, i cili për të thyer protestën tonë, iu nënshtrua kryetares, çfarë kryetare, se nuk është kryetare ajo, të parlamentit, që e mbushi me gardistë parlamentin dhe kërkonte tu kundërvihej protestës tonë, duke ja dhënë fjalën këtij dhe ati.

Zoti Sina nuk mund të merrte fjalën, në një kohë kur e tërë opozita ishte në protestë. Të tjera u ekzagjeruan nga mediat, sepse unë kam qenë aty, dhe ai nuk u godit.

Ti marrim me radhë pak, ai nuk u godit. Pati përplasje fizike se ai u sul drejt tij, ky jo vetëm që e shkeli njëherë, moralisht e ligjërisht. Ne në protestë, ky mori fjalën për të prishur protestën.

Ky nuk është polic aty, por deputet dhe nuk mund të prishë protestën.

Pyetje: Çfarë duhet të bëjnë deputetët e mazhorancës përballë bllokimit të njëpasnjëshëm?

Sali Berisha: Ne pse po e bllokojmë. Deputetët e mazhorancës duhet të vendosin të respektojnë të drejtat e opozitës në parlament, nëse duan që parlamenti të funksionojë. Kaq e thjeshtë është”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Nga nesër mosbindje civile pa ndalim, liria ka emër, votë e lirë!

Sali BERISHA Por nëse veçmas, çdo shqiptar ka të paktën nga një arsye personale për …

Leave a Reply