Reforma Zgjedhore/ Bardhi publikon shkresën: Bledi Çuçi ka gënjyer, ja prova

Në një deklaratë për mediat, Gazment Bardhi ka deklaruar se kreu i grupit parlamentar i PS, Bledi Çuçi, ka gënjyer një ditë më parë kur tha propozimi i emrave të anëtarëve të komisionit përfshirë dhe bashkëkryetarin, është çështje e partive politike. Sa më sipër ai ka publikuar edhe një shkresë, ku sipas tij shihet sesi janë caktuar anëtarët aktualë.

“Çuçi gënjeu se propozimi i emrave të anëtarëve të komisionit përfshirë dhe bashkëkryetarin, është çështje e partive politike. Kam këtu shkresën sesi janë caktuar anëtarët aktualë.

Këtu thuhet; “Zonja kryetare e Kuvendit, gjeni në vijim propozimet e Grupit Parlamentar të PD për përbërjen e komisioneve të posaçme parlamentare, një komisioni i posaçëm për reformën zgjedhore dhe janë 9 anëtarët”.

Kjo është procedura parlamentare sesi plotësohen vakancat. Është çështje e deputetëve”, tha Bardhi.

About Redaksia

Check Also

Berisha takohet me republikanët e Trump dhe konservatorët britanikë

Partia Demokratike forcon bashkëpunimin me Republikanët amerikanë dhe konservatorët britanikë për zgjedhjet e 11 majit …

Leave a Reply