Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi akuzoi socialistët se po provokojnë opozitën siç bënë edhe në seancën e së hënës. Pas mbledhjes së sekretariatit të Etikës, Korreshi tha se, në seancës kanë të drejtë të futen edhe deputetët e përjashtuar.
“Ata e transferuar qëllimisht, provokuan si dje në Parlament. Me të njëjtin surrat. Dashnor Sula nuk hyri sepse nuk e la Garda. Patjetër që futen të gjithë deputetët. Nuk nis pa u futur të gjithë në seancë. Komisioni ka 5 anëtarë. Ne kërkuam që të futen edhe 7 të përjashtuarit. E ke me rregullore dhe duhen dëgjuar”, deklaroi ai.
Deputeti i Qarkut të Fierit u pyet nga gazetarët nëse po e gëzon rritjen e rrogës për shkak të përjashtimeve nga punimet e Kuvendit. “Po e gëzojmë! Është rritur shumë. Nuk na intereson fare përjashtimi. Puna e madhe se nuk e marrim rrogën kësaj radhë. Do hamë pensionin e plakës. Merr 112 mijë lekë. Groshë gjithë muaj. A e zgjidh kjo këtë lloj pafytyrësie që ata bëjnë. Unë nuk hyj dot tek mbledhja e Partisë Socialiste. Nuk shkoj dot. Mbledhjen e komisionit të etikës tek grupi parlamentar i Partisë Socialiste nuk e bëj dot”, shtoi ai.
Sa i përket seancës së të enjtes, Korreshi tha se do të provonin sërish për të shkuar në sallë.
“Ne do të provojmë me të gjitha mënyra, nuk e di për shkak të dorës apo kartonit të kuq. Ishalla nuk ndryshojnë ligjet të na e bëjnë 4 vjet se do ta na kishin hequr mandatin. Nuk ka rëndësi 10 ditëshi. A ka mundësi të plotësojnë tre gjëra elementare të opozitës? Nëse duan t’i bëjmë të gjitha komisionet tek PS-ja, të bëjmë vendimet pa hyrë në komision, le t’i bëjnë të gjitha këto. Turpi i madh është se e nxisin vetë situatës. Nxjerrin gardën, përplasen ata të shkretët me ne. Shpreha dhe mënyra se si sillen, është harbutore”, tha ai.