Berisha: Ky nuk është më parlament, nuk ka më paqe deri në rikthimin e të drejtave!

Kryetari i Partisë Demokratike, duke folur nga ambientet e Komisionit të Etikës në kryesinë e Kuvendit, u shpreh se, janë përjashtuar deputetët e opozitës pa u dëgjuar. Berisha u shpreh se, parlamenti nuk do të ketë paqe deri në rikthimin e të drejtave kushtetuese të deputetëve të opozitës.

Deklarata e kryetarit të PD, Berisha

Pra e shifni si bëhen mbledhjet këtu, thërret deputetët dhe i përjashton pa asnjë lloj baze ligjore. Sekretariati është për ti dëgjuar dhe ajo dëgjon vetëm njërin, largohet. E kam marrë unë thotë vendimin. Se jam unë ajo që marr vendimin pa pyetur as ligj dhe as rregullore.

Mediat i kanë larguar, e kanë shndërruar këtu në një shpellë krimi.

Ky nuk është më një parlament. Shikoni si merren vendimet. Po mbrohet nga 5 roje.

Në vend që të dëgjojë deputetët, të dëgjojë arsyetimin e tyre, siç e kërkon edhe rregulli, e kam marrë vendimin thotë. Ky është turp.

Paqe nuk ka më në këtë parlament deri në rikthimin e plotë të të drejtave kushtetuese të deputetëve. Ju konstatoni vetë se si e kanë shndërruar këto parlamentin, si kurrë ndonjëherë në historinë e tij.

Përjashton deputetë pa u dëgjuar.

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …

Leave a Reply