Bashkia do të rrisë çmimin e ujit, kreu i PD Durrës: Gjobvënie me ligj për qytetarët!

Kryetari i PD Durrës, Dritan Burgija me anë të një statusi në rrjetin social Facebook ka denoncuar një tjetër vjedhje të qeverisë. Burgija shkruan se, çdo familje durrsake do paguajë nga tani, në faturën e ujit, 2 mijë lekë më shumë në muaj. Ndërsa çdo biznes do faturohet 330 lekë më shumë në këtë faturë, me justifikimin se do të përmirësohet cilësia e ujit.

Postimi

DORA E SHTETIT HYN EDHE MË THELLË NË XHEPAT TUAJ NGA SOT!

2mijë lekë më shumë do paguajë çdo familje durrësake në faturën mujore të ujit.

3mijë e 300 lekë më shumë çdo biznes

Justifikimi është se do të përmirësohet cilësia e ujit nga UKD. ÇFARË KA BËRË DERI SOT UKD?

Edhe sa do i paguajnë shqiptarët shtetit për institucionet më të korruptuara?

Kjo është thjeshtë dhe qartë GJOBVËNIE me ligj, në shtetin më të korruptuar në europë.

NXITIM I MADH PËR TA VENDOSUR NË REND DITE PËR KËTË JAVË, MIRATIM KËTË JAVË, VJEDHJE KËTË JAVË.

About Redaksia

Check Also

Malaj: Me Ramën më ndau babëzia e tij për pushtet të përjetshëm

Postimi i Arben Malajt Para 2005 na bashkonte Sheqerja, shitsja e urte dhe embel e …

Leave a Reply