Paramilitarë të armatosur bllokojnë hyrjen për deputetët e opozitës

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka bllokuar me 30 punonjës të gardës së Republikës, hyrjen e deputetëve të opozitës në Konferencën e Kryetarëve, me argumentin se ata po bllokojnë punimet e këtyre komisioneve.

Në Konferencën e Kryetarëve do të paraqitej sot paradite Ministri i Financave Ervin Mete, me qëllim që të paraqiste Projektbuxhetin e vitit 2024, por ai nuk u lejua nga deputetët e opozitës, të cilët protesojnë në vazhdimësi për të drejtat e tyre të mohuara dhe presionin që po u bëhet nga mazhoranca, e cila i bllokon qëllimisht të gjitha aksionet e tyre politike.

Pas bllokimit që iu bë nga demokratët, mbledhja e Konferencës u shty për në mesditë, në orën 13:00, ku kësaj radhe, kryeparlamentarja Nikolla dhe mazhoranca kishin marrë masa shtesë siç shihet, për t’i lënë deputetët e PD-së jashtë mbledhjes. Ata kishin vendosur në korridoret e Kuvendit, mbi 30 gardistë për të bllokuar shkallët dhe mos lejuar deputetët e opozitës të protestonin në sallën e Konferencës së Kryetarëve ku po fliste ministri Mete.

Ndër zërat e deputetëve protestues dëgjohet ai i deputetit Salianji, i cili me ironi tha: “U bë parlamenti me viza, duhet t’i kërkojmë vizën, Edi Ramës, që të kalojmë”.

About Redaksia

Check Also

Skandali/Rama i fali sharlatanit Lucë 12 anije të dhuruara nga Japonia si ndihmë për Shqipërinë

Janë përfitimiet kolosale që Rama i ka dhuruar sharlatanit Lucë që ai bën kllounin për …

Leave a Reply