Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Edi Rama nuk po lejon kalimin e rezolutës për dënimin e gjenocidit ciklik serb në Kosovë dhe Shqipëri. Berisha tha se, mazhoranca tregoi fytyrën e vet që nuk ndalet përpara asnjë turpi.
“Ju i pati si i miratoi ligjet? Ai quhet miratim?! Ai është turpi i mazhorancës.
Mazhoranca tregoi fytyrën e vet që nuk ndalet përpara asnjë turpi. Të shohin qytetarët se çfarë po ndodh? Se çfarë parlamenti kanë.
Ne kërkojmë parlament normal. Ne kërkojmë që qytetarët të gjykojnë mbi opinionet për ligjet, për ligjet që sjell opozita, të gjykojnë kundërshtimet ndaj tyre, të gjykojnë për rezolutat.
A e dini se ka dy vite që rezoluta që dënon gjenocidin ciklik serb në Kosovë dhe në Shqipëri? Ftoj çdo shqiptar të lexojë botimet e viteve 1913 për gjenocidin e Lumës. Në të gjithë traktatet e gjenocideve, Luma rezulton një nga gjenocidet e para të regjistruara.
Edi Rama jo vetëm që nuk pranon të kalojë rezolutën, përkundrazi prishi një përmendore ndaj mijëra viktimave, ndër të cilat qindra fëmijë u dogjën të gjallë. Janë të gjitha të përshkruara nga historianët e huaj të kohës”, tha Berisha.