Berisha: Ato që kam thënë për SKAP-in i kam të bazuara në dokumente të pakundërshtueshme

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, ato që kam thënë për SKAP-in i kam thënë bazuar në dokumente të pakundërshtueshme. Berisha tha se do mësoni edhe për Irenën gjëra.
“Ato që kam thënë për SKAP-in, ato i kam thënë bazuar në dokumente të pakundërshtueshme.
Unë nuk diktoj protokollin e askujt, por nuk sulmoj njeri, aq më tepër njerëz që zbatojnë ligjin ndonjëherë, pa prova, fakte dhe dokumente. Kjo është përgjigjja ime. Ata që menduan se do të terrorizojnë qytetarët, do të provohen me gjyqin e shekullit.
Tani ata menduan që t’u përcjellin nëpërmjet meje mesazhin qytetarëve që shiko, kur jemi në gjendje të manipulojmë, të trillojmë, të sajojmë një proces kundër Sali Berishës, imagjinoni ç’mund t’u bëjmë ju nëse nuk ulni kokën. Po Sali Berisha do u faktojë qytetarëve se ç’përfaqësojnë këta dhe do t’i bindë ata se në këtë vend, për ta drejtësi nuk ka.
Shkoni ndiqni gjyqet ju. Çfarë janë? Janë një përzierje krimi, ryshfeti, abuzimi ligjor. Aty vërtet ke të pandehur dhe vërtet që kanë kryer krime. Po ke aty nga ata që gjykojnë që kryejnë po ata krim. Që u marrin para. Ose që i gjobisin në mënyrë të tmerrshme për t’u dhënë dokumentet. Ose nuk u japin fare dokumentet.
Ndaj vetëm në Gjykatën e Apelit, mijëra procese shtyhen në javë, nuk zhvillohen. Secili gazetar është i ftuar të vëzhgojë veprimtarinë në sallën e gjyqit dhe do gjejë një situatë të pabesueshme. Ua them unë, të pabesueshme.
Tërësisht të papërballueshme për qytetarin për pagesat që duhet të bëjnë. Tmerrësisht. Për të marrë një dosje, duhet të paguajë qimet e kokës, për të marrë vendimin, nuk e merr kurrë në kohë.
Pra, kemi të bëjmë me një degradim total të një sistemi që është jetik për të drejtat dhe liritë e qytetarëve. Unë u shpreha këtu si zëdhënës i mijëra qytetarëve. Por situata është më e turpshme”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Gati “Guantanamo italian”, pse Rama ia la përgjegjësinë Melonit?

Kur firmosi marrëveshjen e refugjatëve afrikanë në nëntor të vitit të kaluar, Edi Rama mori …

Leave a Reply