Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, një procesi politik do t’i përgjigjem me një gjyq politik ndaj Edi Ramës. Berisha tha se, do i bëj gjyqin e shekullit atij. Përsa i përket Sali Berishës dhe procesit politik ndaj tij, ju garantoj se do i bëj gjyqin politik para jush Edi Ramës. Por pa i ngatërruar këto të dyja. Do i bëj gjyqin e shekullit atij.
Një procesi politik do i përgjigjem me një gjyq politik. Këtë nuk mund ta shmangë. Por asnjë njeri nuk mund të thotë se kjo ka lidhje me protestën pasi protesta u shpall kohë përpara. Edhe Edi Rama mendoi se antidoti i kësaj proteste është procesi që shpalli.
Po atë unë do ta zbërthej në çdo segment të këtij, si një proces të turpshëm politik ndaj Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit. Kjo është çështje dhe Sali Berisha këtu e ka detyrim madhor këtë ndaj çdo demokrati, ndaj çdo qytetari shqiptar që i intereson e vërteta.
Fakti që nuk guxuan mercenarët e Edi Ramës të thërrasin njëherë, të marrin njëherë në pyetje, aty mungon dokumenti kryesor, të marrin njëherë në pyetje Sali Berishën, dëshmon tmerrin që kanë ata nga Sali Berisha.
Tre vite, nuk guxuan një pyetje. Por të mos i përziejmë gjërat, ai një gjyq politik i shekullit ndaj diktaturës dhe Edi Ramës, kjo një betejë për rivendosjen e Kushtetutës.
Check Also
Zhupa: Në 8 vitet e qeverisjes së PD janë bërë vetëm 26 përjashtime, PS vetëm në një sesion përjashtoi 46 deputetë
Deputetja e PD, Ina Zhupa gjatë fjalës së saj në Kuvend tha se, në 8 …