Berisha: Nëse plotësohen tre kërkesat grupi parlamentar i PD angazhohet në jetën parlamentare

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, nëse plotësohen tre kërkesat, grupi parlamentar i PD angazhohet me seriozitetin më të madh në jetën parlamentare.

“Ne jemi seriozë në ato që themi. Kjo është betejë! Pse ne nuk kaluam në një protestë të përgjithshme?

Ju garantoj se nëse plotësohen tre kërkesat, grupi parlamentar i PD angazhohet me seriozitetin më të madh në jetën parlamentare. Pra, të harrojë kush se ne kemi projekt për bojkotin e parlamentit, jo për djegien e mandatit, po as bojkotin e parlamentit.

Se fare mirë mund të themi, kur t’i plotësoni kërkesat, do kthehemi. Jo, do jemi në parlament, do vazhdojmë të jemi në parlament. I plotësuat kërkesat, jeta në parlament zhvillohet sipas rregullave”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Dosja e “Gjinos” të Ballukut/Anëtares së komisionit të tenderave i grabisin 200 mijë euro

“Katër persona të maskuar hynë në shtëpi, aty gjendeshim unë mamaja vëllai dhe tre fëmijët”. …

Leave a Reply