Doktor Shabani intervistohet nga 4 gazetarë!

Katër gazetarë kanë intervistuar mbrëmë Profesor Doktor Shabanin në emisionin TPZ. Ylli Rakipi, Neritan Sejamini Artur Zheji dhe dhe Andi Bushati ishin katër gazetarët që morën në pyetje Doktor Shabanin për të mësuar më shumë nga politika.

Pjesë nga debati:

Ylli Rakipi: Po më bën përshtypje që dy njerëz që e dashurojnë SPAK-un më shumë, janë Endri Shabani dhe Edi Rama. Shumë e habitshme.

Endri Shabani: Dhe ti dashuron Sali Berishën. Po çi ke këto?

Ylli Rakipi: Unë dua Sali Berishën? Këtu në emision i kam thënë, pse nuk ikën. Sali Berisha ka qenë shumë vite në pushtet, po unë nuk mund ti them si ti, ik që të vij unë!

Endri Shabani: Ti nuk i thua se je mosha e Berishës, kurse unë jam i ri. Dhe unë e kam parë Berishën që 5 vjeç. Kam 32 vjet.

Ylli Rakipi: Sali Berishën ti duhet ta mundësh me votë!

Endri Shabani: Po ti thua se ky vjedh votat.

Ylli Rakipi: Kush vjedh votat?

Endri Shabani: A po thua se sistemi zgjedhor vjedh votat, se ka paramilitarë që hyjnë në zgjedhje dhe kur humbet Sali Berisha, paska vjedhur pala tjetër. Kur fiton Sali Berisha para meje, e do populli.

Ylli Rakipi: Nëse ti ke idenë se duhet të vdesin Sali Berisha dhe Edi Rama që të vish ti, kurrë nuk vjen ti.

Endri Shabani: E ke gabim. Më pyete pse i kam thënë Berishës largohu. Sepse në vendet demokratike, njerëzit mbyllin ciklin dhe largohen.

Ylli Rakipi: Jam me ty.

Endri Shabani: Frika e tij ishte se a të iki unë dhe të vish ti.

Ylli Rakipi: Po si ikën ky?

Endri Shabani: Nëse këta qëndrojnë me struktura antiligjore, padyshim me SPAK do të ikin, sepse shikoje se si e ka listën e pasurisë ai. Ai nuk ka qëndruar në pushtet me mënyra demokratike. Ka marrë peng partinë e vet, ka marrë peng një pjesë të opozitës dhe unë jam në bindjen time se Edi Rama është gjithë kohës sponsor i tij. Kështu që ai do të ikë edhe me SPAK. Pjesa tjetër do të ikë duke bindur njerëzit që të dalin dhe të votojnë kundër klasës së vjetër politike. Në këtë pikë ti je më afër Sali Berishës se afër meje.

About Redaksia

Check Also

Ndreca i Ramës bën zhurmuesin në Komisionin Parlamentar, Vokshi e paralajmëron

Një debat i ashpër u zhvillua në Komisionin Hetimor për Shëndetësinë në Parlamentin e Shqipërisë. …

Leave a Reply