Kryetari i PD tha se, Edi Rama ndërmori aktet kundër Sali Berishës, pikërisht kur e kuptoi se nuk mund të kontrollojë më opozitën. Berisha tha se, e garantoj Edi Ramën se asnjë lloj mase përveç rikthimit të plotë të të drejtave kushtetuese të deputetëve të opozitës, nuk do mund të bllokojë protestën e deputetëve të PD.
“Tani unë jam këtu për këto çështje. Së pari, për të konfirmuar qëndrimin e PD se asgjë, nuk do mund të ndalë betejën pa kthim të deputetëve të opozitës, përveç rikthimit të të drejtave të tyre. Ne jemi të interesuar për jetë parlamentare normale në përputhje me Kushtetutën dhe rregulloren.
Ne nuk po bojkotojmë, pikërisht se jemi të interesuar, përndryshe nuk do shkonim në parlament. Por jo, ne po shkojmë në parlament, po protestojmë se jemi të interesuar për jetë parlamentare normale.
Së dyti, e garantoj Edi Ramën se asnjë lloj mase përveç rikthimit të plotë të të drejtave kushtetuese të deputetëve të opozitës, nuk do mund të bllokojë protestën e deputetëve të PD.
Së treti, mashtrimi i paskrupullt i tellallëve dhe zyrtarëve të qeverisë, se kjo që ndodh ka lidhje me persekutimin politik të Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit, është një gënjeshtër e turpshme. Kjo është shpallur përpara se Edi Rama të shpallë masat.
Edi Rama ndërmori aktet kundër Sali Berishës, pikërisht kur e kuptoi se nuk mund të kontrollojë më opozitën, e kuptoi se PD sot në këmbë është e vendosur të përmbysë regjimin e tij.
Edi Rama ka ecur i sigurt, se ka pasur në kontroll opozitën shqiptare. Ai e pa gjatë muajit të fundit se ky kontroll dhe pasojat e përçarjes së tij morën fund.Dhe ky është shkaku i tronditjes së tij gjer në palcë. Ai e di se këtë opozitë nuk ka forcë në botë që mund ta ndalë pa realizimin e qëllimeve të saj, rikthimin e votës së lirë të shqiptaërve.
Ai e di mirë se me një opozitë të vërtetë nuk fiton kurrë. Ai e di mirë se sot opozita nuk mund të kontrollohet më prej tij, nuk i nënshtrohet me asgjë tjetër përveç ligjeve të vendit dhe është shndërruar në dy muaj në tmerrin e vërtetë të tij”, tha Berisha.
Check Also
PR: Shqiptarët sot protestojnë për familjen dhe veten e tyre!
Partia Republikane me anë të një deklarate u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin …