Memecët parlametarë kërkojnë mbyllje goje të kujtdo!

Ervin SALIANJI

Memecët parlamentarë shkruajnë e nënshkruajnë për mbyllje goje të kujtdo! Këta që gojën e kanë të mbyllur dhe vullnetin të ndrydhur sepse janë të zhytur në korrupsion e paligjshmëri dashkan të bëhemi si këta. Kush e nënshkruan i pari, Fadil Nasufi që kryeson e sterron në dosjen e SPAK, ish kryebashkiaku i Beratit i padukshëm në jetën parlamentare, por protagonist fort në dosjen e SPAK që shfaqet si shërbëtor i përulur ndaj korrupsionit, që përgatit shkresa dhe letra dhe vihet në dispozicion me për të mashtruar këshillin bashkiak që të përfitojë nga tenderat korruptivë! Që i japin shkresa gati për ti firmosur!

Vazhdon lista e peticionerëve, me ish ministra të akuzuar për korrupsion masiv; për fikje radarësh, hapje e rende kjo “fikja” për të lehtësuar trafikun e drogës; Askushi e Arsimit e akuzuar për plagjiaturë, që shkatërroi arsimin dhe detyroi studentët ta zbythin! Shkëlqejnë pas tyre deputetë nënshkrues që gojë skanë por dorën e kanë të rëndë si gjobaxhinj kur kanë drejtuar tatimet dhe institucionet vendore në Vlorë e Fier!

Listën e nënshkruesve e mbyll ish ministrja Gjonaj e padrejtësisë, e akuzuar në prokurori për lehtësimin e financierit të bandës të strukturuar kriminale Seitaj. Nazer Seitajt hetohej në lidhje me 4 ton drogë të kapura në Babicë të Vlorës por ish Ministrja firmosi ekstradimin për të lehtësuar grupet kriminale! E për këtë kërkuam komision hetimor dhe këtë e refuzuan se do ta “hetonte” drejtësia! Këta janë ata që s’duan parlament e opozitë, këtë model duam të ndryshojmë, të shkelmojmë korrupsionin që shpërfaqet banalisht por kryelartë prej paprekshmërisë!

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …

Leave a Reply