Sekretarja për Marrëdhëniet me publikun në PD, Jola Hysaj ka reaguar pas pwrmbytjes sw qytetit bregdetar, duke u shprehur se në Durrësi prej orës 13:00 nuk ka energji elektrike në një pjesë të madhe të qytetit.
Hysaj u shpreh përmes një postimi në rrjetet sociale se zona e plazhit dhe rrethinat për qark janë prekur nga ndërprerja e energjisë, ndërkohë që numri i OSSHE-së është jashtë funksionit.
Ajo kritikoi kryetaren e bashkisë, duke e akuzuar se meqë mbaruan zgjedhjet, kjo e fundit është në gjumë të thellë bashkë me furnizuesit e energjisë në Durrës.
Reagimi i plotë
Gjysma e Durrësit ka që prej orës 13:00 pa drita!
Të mbytur në terr!!!
Zona e Plazhit dhe rrethinat për qark, ndërkohë që nr e Osshe-së janë jashtë funksionit!
Apo mbaruan zgjedhjet tani dhe Kryetarja është në gjumë të thellë bashkë me furnizuesit e energjisë në Durrës!
Mos flasim për pjesën tjetër Veneciane të Durrësit, ndërkohë që, besoj jeni pajisur me gomone, si gjithmonë!