Urdhërohet prishja e hotelit me leje të opozitarit, Berisha: Hakmarrje primitive e Edi Ramës!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka denoncuar hakmarrjen primitive të kryeministrit Edi Rama duke urdhëruar prishjen e hotelit me leje të opozitarit në Dhërmi. Në denoncimin e publikuar në Facebook, Berisha thekson se Rama ka urdhëruar IKMT për të prishur hotelin e Gjika Stramarko, pavarësisht nga masa e sigurisë.

Postimi

Urdhëron Bicin të prishë hotelin me leje të opozitarit pavarësisht nga masat e sigurisë.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.

Pershendetje Doktor!

Jam Gjika Stramarko ish kryetari i fshatit Dhermi.

Prej vitesh kam konflikt me IKMT.

Pas tre tentativash te pa realizuara per te prishur objektin tim me leje ne fshatin Dhermi, sot vij ne dijeni se nga IKMT eshte planifikuar prishja e objektit tim, per daten 04.11.2023.

Ju ve ne dijeni se me vendimin nr. 00-2023-3141 (276), date 27.07.2023te Gjykates se Larte eshte vendosur pezullimi i çdo veprimi te IKMT per prishjen e objektit tone.

Ne keto kushte, ne aspektin ligjor, nuk eshte e kuptueshme asnje nderhyrje per prishjen e objektit tim.

Pavaresisht kesaj, policise se shtetit i eshte derguar kerkese per mbeshtetje nga IKMT, per te prishur nje objekt qe gjykata ka urdheruar te mos prishet.

Po kerkojme vetem zbatimin e ligjit, nje vendimi te formes se prere, respektimin e vendimeve te gjykates.

Te pershendesim.

About Redaksia

Check Also

Shantazhi/ Bardhi: Janë presion për përgjimet që disponoj nga “Sky Ecc”

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi foli mbrëmjen e sotme për mesazhet shantazhuese …

Leave a Reply