Numri 1 në Shqipëri, por jo vetëm/ SIGAL UNIQA, mes ‘Top 50’ kompanive më të mëdha të sigurimit në Evropën Juglindore

Kompania e sigurimeve “SIGAL UNIQA Group Austria”, nuk është thjesht më e madhja dhe më e besuara në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Kompania e themeluar në vitin 1999 dhe pjesë e “UNIQA Insurance Group”  është edhe një ndër më të mëdhatë në Evropën Juglindore.

Sipas “Top SEE 100 Insurers”, publikuar nga “See News”, SIGAL UNIQA, e cila gjatë vitit 2021 rënditej në vendin e 51,  është rritur me 3 pozicione për vitin 2022 duke hyrë në Top 50 (vendi 48).

Grupi “SIGAL UNIQA” ka shënuar rritje jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

SIGAL UNIQA Group Austria – Kosova renditet në vendin e 92-të nga vendi i 98-të (2021), ndërsa UNIQA në Maqedoninë e Veriut është në pozitën e 85-të, duke u përmirësuar me dy pozicione krahasuar me një vit më parë.

Sipas CEO-s së Grupit, z.Avni Ponari, viti 2022, edhe pse i vështirë për shkak të luftës në Ukrainë dhe pasojave që vijojnë të ndihen nga pandemia “COVID-19”, ka qenë i suksesshëm për SIGAL UNIQA Group Austria-n.

“Viti 2022 nuk ka qenë shumë i lehtë. Pasojat e pandemisë botërore COVID-19 vijojnë ende të kenë ndikim, sulmi rus në Ukrainë ka pësuar ulje dhe ngritje të shpeshta, duke na e bërë jetën jo fort të sigurt. Por pavarësisht këtyre, 2022 ishte edhe një vit që na dha përparësi në udhëkryqe të reja, që na drejtojnë në rrugëtime të cilat nuk i kemi hasur më parë. Baza jonë solide dhe elastike e ka bërë ‘SIGAL UNIQA Group Austria’ lehtësisht të adaptueshëm në situata të panjohura dhe të thjeshtë për të reaguar shpejt në situata në ndryshim”, shprehet ai.

“Top SEE 100 Insurers” është një renditje vjetore e kompanive më të mëdha në Evropën Juglindore, sipas të ardhurave totale për vitin 2022. Ajo mbulon kompanitë financiare të regjistruara në Shqipëri,Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Maqedoninë e Veriut, Moldavi, Mali i Zi, Rumani, Serbi dhe Slloveni.

Por ky nuk është vlerësimi i vetëm ndërkombëtar për kompaninë më të madhe të sigurimeve në Shqipëri dhe jo vetëm.

Më herët ka qenë revista “Finance Central Europe” ajo që i akordoi kompanisë lidere në tregun e sigurimeve në rajon plot 6 vlerësime, mes të cilave edhe si “Kompania më e mirë e sigurimeve në Shqipëri 2021/2022” apo edhe si “Kompania më e mirë e sigurimeve në Shqipëri sipas fuqisë së kapitalit për vitin 2021/2022”.

SIGAL UNIQA Group Austria-s i është akorduar edhe çmimi “SUPERBRANDS ALBANIA’S CHOICE 2019/2020” nga prestigjozja “Superbrands International”.

Pa harruar edhe një sërë çmimesh dhe vlerësimesh të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare.

Por nuk kanë munguar çmimet dhe vlerësimet as për CEO-n dhe themeluesin e kompanisë, z. Avni Ponari.

Nga “Finance Central Europe”:

“Drejtuesi më i mirë i kompanisë së sigurimeve në Shqipëri për vitin 2021/22”

“Drejtuesi më i mirë i kompanisë së sigurimeve në Evropën Juglindore për vitin 2021/22”.

VLERËSIME DHE TITUJ TË TJERË

“Certifikatë Mirënjohjeje” nga Senati Akademik i Universitetit Europian të Tiranës në kuadër të “Vitit të Solidaritetit” (2020);

“CEO Revolucionar për vitin 2020 për kontributin e tij  të jashtëzakonshëm në botën e biznesit” nga Business Sight Magazine (2020);

“20 CEO me Performancën më të Mirë në vitin 2020” nga Insight Success Media Tech (2020);

(2019) “The Order of the Rising Sun, Gold Rays with Neck Ribbon” nga Perandori Japonez për kontributet e tij të jashtëzakonshme për promovimin e shkëmbimeve dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore ndërmjet Shqipërisë dhe Japonisë, dhe më herët ‘Certifikatën e Mirënjohjes’ nga qeveria japoneze, në cilësinë e tij si ‘Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë’ (që prej vitit 2009);

‘Dekorata e Lartë e Nderit” nga Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen (një nga Dekoratat më të larta e akorduar nga Republika e Austrisë për të nderuar njerëzit (nga Austria dhe jashtë) të cilët kanë kryer shërbime të merituara ndaj vendit. Të akorduarit zgjidhen nga qeveria austriake dhe vendosen nga Presidenti i Republikës);

‘Lider i Arrirë’ (pjesë e Profileve Ndërkombëtare të Liderëve të Arrirë);

‘Njeriu i Vitit’ nga ‘Instituti Amerikan Biografik’;

‘Menaxher i Vitit’ nga ‘Komiteti i Sokratit të Oksfordit’, në Mbretërinë e Bashkuar;

‘Kush është Kush’ (nga Ndërkombëtarja ‘Who is Who’, një libër i mirënjohur referencash të njerëzve të shquar ndërkombtarisht, e cila botohet çdo vit që nga viti 1935-së);

‘Fellow’ i ‘Paul P. Harris’ (‘Klubi Ndërkombëtar i Rrotës’, një rrjet global prej 1.2 milion liderësh, fqinjësh, miqsh, dhe zgjidhësish problemesh, të cilët shikojnë një botë ku njerëzit bashkohen dhe veprojnë për ndryshimin);

‘Kavalier i Paqes’ nga ‘Qendra Ndërkombëtare për Paqen mes Njerëzve’

‘Menaxheri më i mirë’ nga ‘Financë në Evropën Qëndrore’.

PJESË E GJIGANDIT EUROPIAN “UNIQA INSURANCE GROUP”

SIGAL UNIQA Group Austria e nisi aktivitetin e saj në vitin 1999, në Shqipëri. Ndërsa më pas do të zgjerohej në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut duke u shndërruar në një kompani rajonale sigurimesh.

Prej 23 mars 2007 ajo është pjesë e grupit financiar “UNIQA Insurance Group”, një prej gjigandëve financiarë në Europë.

Rreth 24,000 punonjës të cilët u shërbejnë rreth 16 milionë klientëve në 17 shtete të ndryshme, e bëjnë “UNIQA Insurance Group” një prej gjigandëve të sigurimeve në Europë dhe jo vetëm.

Me një histori mbi 200-vjeçare në tregun e sigurimeve dhe nën moton “Jetojmë më mirë së bashku”, “UNIQA Insurance Group” punon çdo ditë përmes 40 kompanive të saj të kthejë këtë biznes nga një ofrues i produkteve të sigurimit në një ofrues shërbimi të integruar që mbledh klientët e tyre aty ku ata qëndrojnë në “mjedisin e nevojave” të tyre individuale.

SIGAL UNIQA, pikërisht përmes “UNIQA Insurance Group”, solli për herë të parë në Shqipëri Sigurimin Privat të Shëndetit ndërsa sot, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon, me mbi 1,2 milion klientë, ofron shërbime inovatore për vendin dhe jo vetëm siç janë “TeleShëndet”, “Jetë Plus”, “Sigurimi anti Tumor”, “Check Up sipas Protokollit japonez” apo “SIGAL UNIQA AutoSOS”, paketa sigurimi dhe shërbime me benefite dhe me mbulime brenda e jashtë Shqipërisë, si asnjë kompani tjetër sigurimi.

Arritjet e kompanisë, përveç punës së stafit, i dedikohen edhe besimit të mbi 1,2 milion klientëve, të cilët shohin tek SIGAL UNIQA Group Austria emrin e duhur për ti besuar çdo gjë me vlerë që posedojnë.

Ky besim është edhe motivi kryesor i punës për mbi 2,400 punonjësit e Grupit “SIGAL UNIQA” në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, të cilët çdo ditë janë pranë klientëve përmes një shërbimi sipas standarteve europiane.

SIGAL UNIQA Group Austria, jetojmë më mirë së bashku

Web: www.sigal.com.al

E-mail: info@uniqa.al

Whatsapp: 068 606 2829

About Redaksia

Check Also

Kurti, 42 km për 7.9 milionë euro, Rama 43 km për 400 milionë dollarë

Në një botë ku teknologjia përparon dhe kostot teorikisht ulen, Shqipëria vazhdon të shkëlqejë me …

Leave a Reply