Pezullohet nga detyra Kryetari i Urdhrit të Stomatologut, shkarkoi punonjësin pa të drejtë

Kryetari i Urdhrit të Stomatologut, Nikoll Deda është pezulluar nga detyra, pasi akuzohet se shkarkoi punonjësin nga detyra pa të drejtë.

Rapotohet se 68 vjeçari, banues në Tiranë, ka shpërdoruar detyrën si Kryetar i Urdhrit të Stomatologut duke mos zbatuar rregulloren e brendshme për zgjedhjet e reja të Komitetit Drejtues.

“Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, operacioni policor i koduar “Election”. Shpërdoroi detyrën duke shkarkuar pa të drejtë një punonjës, ekzekutohet masa e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik”.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas një pune disamujore në kuadër të një procedimi penal të vitit 2023, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Election”. Në kuadër të këtij operacioni u ekzekutua masa e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik”, për shtetasin N. D., 68 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, duke shpërdoruar detyrën si Kryetar i Urdhrit të Stomatologut, nuk ka zbatuar rregulloren e brendshme për zgjedhjet e reja të Komitetit Drejtues, dhe me afat të përfunduar si mbajtës i këtij posti, ka shkarkuar pa të drejtë nga detyra një punonjës”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

About Redaksia

Check Also

Gjekmarkaj: Kjo është stina e fundit politike për Ramën! Të bashkuar do të sjellim fitoren e PD

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka postuar në faqen …

Leave a Reply