Nga Redin HAFIZI
Sokrat i vuejtun, apo derr i panginjun?!Në Shqipëri shumë krijesa kalojnë nga njerëz në derra e nga derra në njerëz. Ka rreth 23 vjet që nuk dallon dot më se kush është derr e kush njeri. Që në vitin 2002 me konsolidimin e PS me fondacionin Soros nga doli lëvizja globaliste “Rilindja” u krijua ideja se kështu mund t’i jepet fund tranzicionit. Ndërkohë njerëzit kurrë nuk pyetën se çfarë është një tranzicion. Mediat në rastin më të mirë ia dhanë qytetarëve si një pjesë ndërmjetëse mes dy sistemeve të kundërta dhe kjo është e drejtë.
Ndërkohë në Shqipëri shkoi shumë gjatë, pasi ky vend u planifikua, me dëshirën e politikanëve të kohës atëherë dhe tani, që të kalonte në një tranzicion të trefishtë për të balancuar krizat shoqërore në politikat globale. Pra në Shqipëri projekti parashikonte shkatërrimin e regjimit, kalimin në një sistem demokratik, por me njerëz të shquar dhe intelektualë. Ndërkohë 500 OJQ lulëzuan në Shqipëri, sidomos në vitet 1996-1997. Këto OJQ u kthyhen në zyra PR të financuara nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur. Pra në Shqipëri u krijuan të parat celula proglobaliste që po i paraprinin fazën e tretë të tranzicionit ku Shqipëria po përgatitej të jetë kërthiza e politikës globaliste, ose kërthiza e utopisë socialiste që komunistët në gjithë botën po e përdorin si tranzicion të kalimit nën diktaturë.
Pra në Shqipëri, tranzicioni u kthye në program të mbështetësve të Soros që i dha ngjyrimin e duhur, teorisë së revolucionit permanent që Soros mbështet në politikat globale. Duket qartë që Trump, edhe pse në jetën e tij ka patur shumë probleme, për botën dëshiron paqe dhe këtë e tregoi me katër vitet e presidencës. Ndërkohë që të kesh një botë në paqe, duhet të njohësh se popujt duhet të pajtohen paqësisht përmes marrëveshjeve që mbështeten sërish nga qytetarët.
Sot në botë ka një tendencë që qytetarët të detyrohen të ndjekin politikat e qeverrive dhe nuk ka shembull më të mirë ku qeverria Shqiptare po merr shumë famë nga ato OJQ të viteve të para kur Veliaj erdhi në Shqipëri në vitin 2002. Sipas vetë postimeve të atëhershme të Veliajt, duket që ai ka patur të njëjtin frymëzim për një aksion revolucionar, që bota e ka përjetuar me Leninin në 1917. Ka qenë ky diktator që hodhi idetë se bota mund të qeverriset nga shoqëritë e bashkuara, nga idetë e komuniteteve që vijnë me ide të konsoliduara.
Në të vërtetë këto ide vijnë në krye shpesh të mjegulluara dhe të korruptuara. Shpesh idetë e komunitetit vijnë pas rasteve të joshjes apo dhunës. Ndërkohë që e kundërta e sistemit të sundimit të shoqërisë është demokracia e individit të lirë. Është kjo demokracia e pastër dhe e vërtetë ku të gjitha qëniet janë të barabarta, apo duhet të shkojmë me idenë se disa qënie janë më të barabarta se të tjerat. Kjo e dyta po praktikohet në Shqipëri dhe për këtë, kukullat që luajnë një teatër të tillë kanë marrë shpërblime në nivel global. Sot Shqipëria është e famshme në botë për teatrin e kukullave ku disa kukulla kanë të drejta dhe të tjerët duhet të asgjesohen.
Kjo vlen edhe për votuesit që janë spektatorët vendas të këtij teatri kukullash. Ata janë të detyruar të shohin vetëm kukullat që ende mbahen varur nga fijet e dukshme kudo. Nëse individët nuk e bëjnë këtë atëherë edhe njerëzit do të kenë fatin e kukullave që humbin sipas llogarive të globalistëve. Kjo eksperiencë ka zënë vend në Shqipëri si praktikë shtetformuese pas viteve 2000, duke parë që komunistët e rinj në Shqipëri mohuan çdo gjë të mirë që është bërë në të shkuarën, mohuan të drejtën e pronës për pronarët e ligjshëm dhe nisën projektin “Rilindja”, që më shumë duket si dhunë e shoqërisë ndaj individit.
Në Shqipëri edhe kur votohet shkohet me turmën, pra çfarë mendon shoqëria dhe jo çfarë mendon individi. Sot në Shqipëri edhe mendimi është kolektivizuar dhe nuk ka mendim të lirë. Sot mendimin tënd e përfaqëson qeverria që mbështetet nga shoqëria që dhunon individin. Ndërkohë qeverria ka struktura që e manipulojnë shoqërinë për të dhunuar individin në Shqipëri. Kështu veprohet edhe globalisht ku liderët globalë trajtojnë qeverritë që i ndjekin si liderë komunitetesh që manipulojnë zërat e individëve për të dhënë imazhin e rremë të shumicës. Ka shumë shtete si Shqipëria, por fatmirësisht tendenca është për të dalë nga kjo kërthizë e errët, ndërkohë që Shqiptarët përfaqësohen me turpin e botës, krenohen duke u quajtur kërthiza e kriminelëve të rinj Leninistë.