A duhet të hetojë SPAK Bamir Topin për vrasjen e gjyqtarit Konomi? Gjobat 200-500 mijë euro Topi-Spahiu

Nga Adriana KALAJA

Zakonisht në ditë pushimi nuk para bëj statuse denoncuese, por disa tipa të detyrojnë që të prishësh “rregullat” që i ka vënë edhe Zoti.

Sa herë del në media ish Presidenti Bamir, shumë e identifikojnë me paçen e pilafin e shumë të tjerë me kohën kur nisi gjobëvënia në KLD, për emërimet në sistemin e drejtësisë, sidomos në Gjykatën e Apelit dhe Gjykatën e Lartë.

Të mos flasim sesi grabiti gjithë pronat e fisit, ndërkohë që gjyqtarët zbatonin urdhërat e tij, pasi e kishin paguar më parë atë.

Asnjë drejtues i KLD nuk është përfolur sa Presidenti Topi dhe zëvëndësi i tij.
Madje, në bashkëpunim me Kreshnik Spahiun, mitmarrjen për një emërim e kthyen në institucion, që varionte nga 150 mijë Euro deri në 200 mijë Euro për Gjykatën e Apelit dhe 300 mijë Euro deri në 500 mijë Euro për Gjykatën e Lartë.

Kjo e vërtetë dihet nga të gjithë dhe histori të kësaj natyre janë treguar e vijojnë të tregohen.

Histori të neveritshme në fakt, mbi të gjitha kur shikoje sesi një President kthehej në sharlatan e gjobëvënës.

Fakte ka pafund, por një gjyqtar në Gjykatë e Burrelit, në vetë të parë më ka treguar sesi i kishin kërkuar 200 mijë Euro për t’a emëruar në Apelin e Tiranës.

Pasi i kishte paguar 200 mijë Euro, KLD kishte votuar 8 kundra e 7 pro.

Kur takohet me Spahiun pas rezultatit për t’i kërkuar paratë mbrapsh, zëdhënësi/zëvëndës i gjobaxhiut Bamir Topi i kishte kthyer vetëm 25 mijë Euro.

Po pse i thotë ky miku im 25 mijë Euro se unë të kam paguar 200 mijë Euro?

7 anëtarë të votuan dhe atyre nuk i’a mar dot paratë – i ishte përgjigjur gjobaxhiu Spahiu.

Po sa raste ka patur të tilla?

Pafund.

Kush është pjesë e sistemit e di mirë se kurrë ndonjë President apo Nën Kryetar KLD-je nuk janë përfolur si dyshja Topi – Spahiu.

Deri aty sa kur nuk u votua nga Kuvendi një kandidat, u zgjodh shoku u ngushtë dhe partneri i zyrës të shkonte në Gjykatën e Lartë, vetëm që Bamkë paçe – pilafi mos të kthente paratë mbrapsh.

Po kështu, asnjë gjyqtar karriere nuk emërohej në KLD nëse më parë nuk “aprovohej” nga dyshja gjobëvënëse, aprovim të cilin e jepnin vetëm pasi mernin pagesën e prurësit më të parë.

Madje, këto fakte drithëruese të KLD-së që drejtohej nga dyshja gjobëvënëse Topi – Spahiu, janë evidentuar edhe në raportin e BE-së, se merrte ryshfet për emërimet në KLD dhe në Gjykatat e Apelit e asaj të Lartë.

Dhe çfarë ndodh sot?

Bamiri me syze 60 mijë Euroshe dhe Spahiu nga kurbeti, dalin banak më banak televiziv të pusht etit e na janë bërë anal istë.

Pyetja që kam unë është se a ka dalë ndonjë gjyqtar që të thotë se kam paguar ish Presidentin Sali Berisha?

Absolutisht jo.

Ashtu si për të gjithë ish Presidentët para dhe pas këtij gjobëvënësi.

Ndërkohë që gjobëvënësi Bamir na shet moral e hedh baltë mbi një histori suksesi qeverisje 2005 – 2013, akoma nuk është përgjigjur para drejtësise për vrasjen e gjyqtarit Konomi në Vlorë, që u akuzua drejpërdrejtë nga familjarët e tij.

A do hetojë SPAK vrasjen e gjyqtarit Konomi për të cilën është akuzuar ish Presidenti Topi?

Të presim…..

Kolegët e tij në SPAK, e kanë detyrë ligjore dhe detyrim moral.

Dhe në pritje të SPAK, t”i thotë dikush gjobëvënësit Bamir se ne Tironsit kemi një shprehje shumë të bukur:

“Po nuk hongre hurdha, nuk të man erë goja”.

Epo gjobënësit Bamir, si duket edhe prej konsumimit shumë të paçes, i ndjehet era edhe nëpërmjet ekranit. 😃

About Redaksia

Check Also

Shantazhi/ Bardhi: Janë presion për përgjimet që disponoj nga “Sky Ecc”

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi foli mbrëmjen e sotme për mesazhet shantazhuese …

Leave a Reply