Berisha: Rama do të largohet nga pushteti

Sali Berisha, tha për mediat sot se sanksionimi i tij erdhi për shkak se Edi Rama e di se ai do e largojë nga pushteti.

“Ne jemi këtu për të mbrojtur votën dhe idealet tuaja dhe nuk ndalojmë përpara asgjëje sepse Edi Rama dhe Linda e tij kërkojnë t’i imponojnë opozitës se kush duhet të përfaqësojë atë, në kundërshtim me çdo praktikë, në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit, në kundërshtim me praktikën 32-vjeçare.

Ne emërojmë Oerd Bylykbashin si përfaqësues tonë në kryesimin e komisionit zgjedhor. Edi Rama ka frikë, ka tmerr. Bylykbashi është një nga juristët me njohuritë më të mëdha në të drejtën elektorale. Ai ka një eksperiencë ndërkombëtare dhe kombëtare në këtë fushë që e tmerron Edi Ramën.

Ndaj dhe në vend të tij, emëron Alibashën, njeriun që voton ose është zotuar të votojë rrogën e partneres së tij 6 milion lekë si përfaqësuese e Edi Ramës në Gjykatë Kushtetuese.

Edi Rama, i tmerruar nga një opozitë në këmbë, i tmerruar nga një opozitë që nuk e kontrollon dot më, por që mbron interesat e popullit opozitar dhe të vendit, urdhëron mercenarët e tij në gjykata dhe prokurori, një bandë e vërtetë që funksionon në SPAK si organizatë kriminale, duke shkelur ligjin, të sanksionojë kryetarin e PD, vetëm e vetëm pse atë nuk e kontrollon dot, vetëm e vetëm pse e din se ai do e kërrejë nga pushteti, bashkë me popullin opozitar.

Sqaroj edhe njëherë, i jam përgjigjur çdo thirrje në jetën time, çdo gjykate dhe prokurori dhe do vazhdoj pa asnjë lëkundje, por nuk do pranoj kurrë në emrin tuaj, në emrin e interesave tuaja, asnjë vendim antikushtetues nga kushdo tjetër.

Sepse kjo do të thotë gjëmë për secilin prej jush, do të thotë gjëmë për vendin,” tha Berisha.

“Ditën e sotme unë nuk kam asnjë njoftim, përveç njoftimeve publike. Ato nuk kanë asnjë vlerë. Unë kam një institucion, dhe institucioni zyrtar i punës për mua është parlamenti i Shqipërisë.

Çdo njoftim, kushdo që të ketë nga institucionet, për deputetin, e sjell në parlament. Këtu nuk ka ardhur asnjë gjë. Asnjë njeri nuk ka marrë asnjë dokument.

…Ai nuk guxon ta bëjë këtë se duhej të sillej jo si bandit, por si zyrtar dhe të kërkonte që Sali Berisha të paraqitet, këto dhe këto… dhe ta vendoste parlamenti, do ta votonte edhe Sali Berisha vetë. Por ai nuk e bën këtë se do të sillet si bandit. Dhe ju dhe askush nuk duhet të bëjë avokatinë e një banditi. Se avokatia e një banditi nuk i shërben askujt,” tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Shantazhi/ Bardhi: Janë presion për përgjimet që disponoj nga “Sky Ecc”

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi foli mbrëmjen e sotme për mesazhet shantazhuese …

Leave a Reply