Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Edi Rama urdhëroi sanksionimin tim sepse e di se do e kërrej nga pushteti bashkë me popullin opozitar.
“Ne jemi këtu për të mbrojtur votën dhe idealet tuaja dhe nuk ndalojmë përpara asgjëje sepse Edi Rama dhe Linda e tij kërkojnë t’i imponojnë opozitës se kush duhet të përfaqësojë atë, në kundërshtim me çdo praktikë, në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit, në kundërshtim me praktikën 32-vjeçare.
Ne emërojmë Oerd Bylykbashin si përfaqësues tonë në kryesimin e komisionit zgjedhor. Edi Rama ka frikë, ka tmerr. Bylykbashi është një nga juristët me njohuritë më të mëdha në të drejtën elektorale. Ai ka një eksperiencë ndërkombëtare dhe kombëtare në këtë fushë që e tmerron Edi Ramën.
Ndaj dhe në vend të tij, emëron Alibashën, njeriun që voton ose është zotuar të votojë rrogën e partneres së tij 6 milion lekë si përfaqësuese e Edi Ramës në Gjykatë Kushtetuese.
Edi Rama, i tmerruar nga një opozitë në këmbë, i tmerruar nga një opozitë që nuk e kontrollon dot më, por që mbron interesat e popullit opozitar dhe të vendit, urdhëron mercenarët e tij në gjykata dhe prokurori, një bandë e vërtetë që funksionon në SPAK si organizatë kriminale, duke shkelur ligjin, të sanksionojë kryetarin e PD, vetëm e vetëm pse atë nuk e kontrollon dot, vetëm e vetëm pse e din se ai do e kërrej nga pushteti, bashkë me popullin opozitar.
Sqaroj edhe njëherë, i jam përgjigjur çdo thirrje në jetën time, çdo gjykate dhe prokurori dhe do vazhdoj pa asnjë lëkundje, por nuk do pranoj kurrë në emrin tuaj, në emrin e interesave tuaja, asnjë vendim antikushtetues nga kushdo tjetër. Sepse kjo do të thotë gjëmë për secilin prej jush, do të thotë gjëmë për vendin”, tha Berisha.