Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh për mediat se, opozita po qëndron dhe do të qëndrojë e gatshme për çdo sakrificë! Berisha tha se, ne po mbrojmë idealet e qytetarëve.
“Sot parlamenti Rama-Linda urdhëroi në kundërshtim me Kushtetutën, mbylljen e dyerve të këtij institucioni, mbyllje që mund të ketë ndodhur në kohërat më të zeza të diktaturës, dhe kurrë ndonjëherë tjetër, për deputetët e opozitës që të hyjnë në zyrën e grupit të tyre parlamentar.
Ky akt antikushtetues, antiligjor, tregon, të dashur qyteatarë dhe qytetare, situatën kritikë që ndodhet në vend. Tregon frikën e tmerrshme, lepurin e madh që i ka hyrë në bark Edi Ramës dhe organizatës së tij kriminale.
Kurrë ndonjëherë nuk mundet një roje të ndalojë një deputet të hyjë në një institucion, pa le më në zyrën e tij. Me ligj dhe Kushtetutë, deputeti ka të drejtë të hyjë në çdo institucion.
Deputeti nuk mund të pengohet kurrë të hyjë në zyrën e tij. Kjo ndodhi sot me Edi Ramën, i cili, edhe njëherë në grahmat, në përpëlitjet e tij, nuk njeh më asnjë lloj ligji dhe Kushtetute dhe përpiqet të mbahet zvarrër në pushtetin e tij të krimit.
Sot, për herë të parë në historinë e planetit, grup deputetësh të PD u detyruan të bëjnë Tarzanin për të hyrë në zyrën e tyre në parlament, të ngjiten mbi mure. Kjo skenë është një skenë unike në mediat e botës, kjo skenë po qarkullon sot në katër anët e planetit si dëshmia më flagrante e narkosjhteitt, e regjimit të Edi Ramës, të bazuar në drogën,krimin, vjedhjen dhe vasalët e tij.
Akt më të turpshëm, akt më të rëndë nuk mund të ketë. Deputetët e opozitës kishin mbledhjen e tyre në sallën e grupit parlamentar. Ti mund ta përjashtosh deputetin sipas rregullave nga pjesëmarrje në seancë plenare, mund ta përjashtosh nga pjesëmarrja në komisione, por kurrë pa i hequr imunitetin, nuk mund ta përjashtosh nga pjesëmarrja në mbledhjen e grupit parlamentar.
Kjo nuk mund të ndodhë kurrë. Kjo ndodh për shkak të përroit psikik të një njeriu, i cili i lidhur në mënyrë të pazgjidhshme me krimin, të një njeriu me procese penale në SHBA dhe ndonjë vend tjetër, përpiqet tani të mposhtë opozitën në këtë mënyrë.
Ju garantoj se sot opozita është më e fortë se kurrë. Unë sot u drejtohem nga ky vend, të gjithë qytetarëve shqiptarëv, pavarësisht bindjeve të tyre partiake. Kjo që ndodh është asgjësimi i parlamentit. Dhe të gjithë ju, pavarësisht bindjeve partiake, që besoni se një parlament pluralist është jetik për liritë tuaja, është jetik për zhvillimin e vendit. Kjo skenë, ky akt dhe ky vendim është atentati më i rëndë pikërisht ndaj pluralizmit politik në parlament.
Sot i drejtohem popullit opozitar: opozita po qëndron dhe do qëndrojë e gatshme për çdo sakrificë, për të mbrojtur idealet tuaja, për të mbrojtur aspiratat tuaja, për të mbrojtur besimin tuaj se Shqipëria duhet të jetë një vend pluralist. Se përfaqësuesit tuaj duhet të kenë të drejtë të ngrenë komisione parlamentare siç thotë Kushtetuta, për të hetuar abuzimet, vjedhjet, lidhjet me krimin të qeverisë.
Ajo që po bën sot opozita është në mbrojtje të idealeve tuaja, për të cilat ju i sollët në parlament këta deputetë. Ju nuk i sollët në parlament ata për të mbajtur fjalime, ju i sollët ata në radhë të parë për të bërë ligje, rezoluta në përputhje me interesat tuaja. Deputetët që keni sjellë në parlament, kanë depozituar në emër tuaj dhe interesave tuaja, në përputhje me Kushtetutën, 32 ligje dhe rezoluta. Të gjitha mbahen në sirtarin e Lindës së parlamentit me urdhër të Ramës. Asnjë prej tyre nuk kalon në komisione, asnjë prej tyre nuk vjen në seancë parlamentare”, u shpreh Berisha.
Check Also
Berisha: Mosbindja do të përshkallëzohet! Mos dëgjoni papagajtë e qeverisë që bëjnë opozitën e opozitës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë me gazetarët, deklaroi …