Kompania katalanase: Një kompani private ushtarake mesjetare

Në vitin 1302, me përfundimin e luftës që kundërvinin aragonezët me Anzhuinët në Siçili, një kontigjent luftëtarësh katalanas, të udhëhequr nga Ruggero Flores, i ofron shërbimet e tyre Bizantit të kërcënuar nga turqit. Do të jetë fillimi i një odiseje të jashtëzakonshme që pa “Kompaninë e Madhe Katalanase”, e quajtur dhe e Almogavarëve, të triumfojë mbi armiqtë e saj dhe të luftojë thuajse të gjithë punëndhënësit që kishte zgjedhur, përpara se të fusë në dorë Dukatin e Athinës.

Të arritur me 39 galera dhe anije të tjera mbështetëse, në shtatorin e vitit 1303, pranë oborrit bizantin të Andronikut të II Paleologut dhe të djalit të tij bashkëperandor Mihali i IX, katalanasit përdoren menjëherë në front. I pajisur me 6000 deri në 7000 burra, kontigjenti i mund turqit në Propontid (bregu i Detit të Marmarasë), në afërsitë e Cizikut dhe menjëherë i zmbraps energjikisht drejt lindjes gjatë gjithë kohëzgjatjes së fushatës. Faktikisht, gjatë vitit 1304, duke u nisur nga Helesponti, katalanasit do të arrijnë duke luftuar në Portën e Hekurt, në Malet e Taurëve, jo larg nga Alessandretta, duke kapur një plaçkë të madhe. Taktika e përdorur nga këta mercenarë është ajo e kapjes së kundërshtarit në befasi, me një energji dhe një shpejtësi të tillë sa ta pengojë të përdorë në mënyrë efikase kundërshtarin armën kryesore të tij: harkun. Në përfundim të fushatës, Azia e Vogël  u kthye sërish nën dominimin e grekëve të Bizantit. Komandantit i kontigjentit, brindizini Ruggero da Fiore, alias frate Rogerio da Branduzio (1267 – 1305), i emëruar Dukë i Madh i perandorisë bizantine, pra Çezar, u bë deri këshilltar i Basileus.

Në përfundim të oepracioneve, katalanasit u dërguan të qëndronin në Gadishullin e Gallipoli, ku fortifikohen, për të konkurruar në mbrojtje të perandorisë së kërcënuar nga bullgarët (dimri i 1304 – 1305), ndërsa në të njëjtën periudhë, nëpërmjet detit, vijnë përforcimet e dërguara atyre nga Don Haime (Xheku) i II i Aragonës dhe nga Federiku i III i Siçilisë apo i Trinakrisë. Përforcimet aragoneze, nën komandën e Berenguer d’Entença dhe të Fernando Ximenis d’Arenos, c kultivojnë sekretin e nënkuptuar të përgatitjes së rrugës të një pushtimi të Konstandinopojës, duke përdorur po Almogavarët. I preokupuar nga situata dhe nga kërkesat së Kompanisë, të cilës duhej t’i paguante pagat e papaguara, Basileus vendosi ta vrasë Ruggero da Fiore (30 prill 1305) dhe të rrethojë Gallipoli, për më tepër pa sukses, falë mbrojtjes së aftë të kryer nga Ramon Muntaner (maj – korrik 1305). Më 7 korrik 1305 trupat perandorake bizantine munden nga katalanasit në Arpos, në jugperëndim të Rodostos (Tekirdagu i sotëm, në bregun europian të Detit të Marmarasë). Për rreth 2 vite, Kompania Katalanase kontrollon dhe braktis Gadishullin e Gallipoli dhe zonat përreth: ajo operon tashmë për llogari të saj, si një trup ushtarak i huaj në zemrën e perandorisë. Një prej krerëve të saj, Bernat de Rocafort (i vdekur në burg në Napoli më 1309), do të arrijë deri të shkatërrojë rrethinat e Konstandinopojës.

Me t’u ezauuruar resurset e akumuluara me forcën e plaçkitjeve, pasi ka zmbrapsur një sulm të kapitenit gjenovez Opizzino Spinola, në shërbim të Bizantit, Kompania vendos të lëvizë drejt veriut, në Thraki, që i nënshtrohet rregullisht plaçkitjes. Ndërkohë shpërthejnë mosdakordësitë e brendshme mbi strategjinë për t’u ndjekur: nga njëra anë Rocafort dhe nga ana tjetër kush, si Muntaner, do të donin të pranonin të rifuteshin në shërbim të Kurorës së Aragonës dhe, sidomos, nën shërbimin e mbretit Federikos së III, mbret i Siçilisë. Kompania u nda dhe Rocafort, duke e ruajtur shumicën e njerëzve të saj, i ofron shërbime Karlos së Valuasë dhe Anzhuinëve, vëllai i Filipit të IV i Bukuri, që duke mos pasur asnjë të ardhme politike në Francë kultivon sysnime sekrete ndaj mbretërisë së Konstandinopojës. Paradoks: 25 vite pasi Vesprat Siçiliane, që i patën mbijetuar masakrës dhe gjuetia e francezëve e  pushtimi i Siçilisë nga ana e monarkisë katalano – aragoneze, një princ i gjakut francez që kërkon ndihmë pranë katalanëve!

Mercenarë nomadë

Fisniku Tebaldo de Chepoy, i bërë në këtë pikë kapiten i Kompanisë Katalanase me emrin e Karlit të Valuasë (shtator 1307), eliminon Bernat de Rocafort (i burgosur në Napoli) dhe e drejton kontigjentin drejt Gadishullit të Kasandrës, gadishullin më në perëndim të Kalkidilisë, viktimë e re e katalanasve, që e plaçkisin nga dimri i 1307 në dimrin e 1309, duke mos kursyer edhe manastiret e “Malit të Shenjtë”, në Gadishullin e Athosit. Më pas, Karli i Valuasë heq dorë nga ëndërrat perandorake të tij dhe Tebaldi i Kepoit largohet nga komanda e Kompanisë; në këtë pikë, gjatë vitit 1309, katalanasit vendosin të drejtohen drejt Thesalisë në kërkim të plaçkave të reja. Edhe në këtë periudhë, mercenarët vazhdojnë të jetojnë me resurset e territorit, përpara se vihen gjatë vitit 1310, në shërbim të një zotërie të ri, Gualtierit të V të Brienit, atëbotë Dukë i Athinës, i kërcënuar nga Basileus. Brenda pak kohësh katalanasit heqin qafe armiqtë e Dukës, përpara se të revoltoheshin kundër vetë princit Gualtieri (që nuk i paguante shërbimet e tyre) dhe ta mundin përfundimisht më 15 mars të 1311, në afërsitë e Halmirosit (Cefis apo Orkomen), në krye të një koalicioni të trupave franke të Moresë, Eubesë dhe Naksosit. Pas kësaj beteje, Kompania më së fundi i jep fund gabimeve të saj dhe nis ta qeverisë me dorë të hekurt Dukatin e Athinës, që do të zgjasë deri në vitin 1338. Tashmë mercenarët janë bërë princa.

Luftëtarë të frikshëm

Kjo seri e jashtëzakonshme suksesesh në tokën bizantine e ka një shpjegim të saj. Kompania Katalanase i kishte bërë përvojat e saj të para në Siçili, në një luftë guerrilase, duke eksperimentuar taktika rudimentare, por efikase. Njerëzit e saj mbiquheshin Almogaverë apo Almogavarë, term që derivonte nga arabishtja “al Mughawar” (ai që kryen inkursione në territorin e armikut) për të caktuar luftëtarë që kryenin një jetë prej plaçkitësi, pa ankorim territorial. “Ata jetojnë vetëm me zanatin e armëve”, thotë për ta kronisti Bernat Desclot. Katalanasit luftonin pa mbrojtëse, të veshur me një tunikë apo këmishë shumë të shkurtër, të pajisur me armatim të lehtë. I besonin mobilitetit dhe surprizës së tyre, duke sulmuar në mëngjez, të grumbulluar në një masë të vetme të lëshuar me të gjithë shpejtësinë dhe duke i përlarë kundërshtarët e tyre, me ulërimën “Desperta ferro” (Zgjohu hekur). Këta mercenarë janë të aftë në dinakëri, për shembull, duke gërmuar dhe duket zbuluar gropat, ku rrëzojnë kalorësit frankë në betejën e Halmyros, por edhe me operacione të përpunuara, duke shkatërruar hyrjet e ujit në qytetet që rrethojnë, në të vërtetë duke kombinuar inkursione tokësore dhe detare. Historikisht nuk njihet asnjë humbje e tyre.

Njerëz pa fe dhe pa ligj?

Besnikëria ndaj punëdhënësit është demonstruar me ulje ngritje: sinqeriteti dhe besnikëria e tyre varej shumë nga qëndrimi i atyre që i kishin rekrutuar. Perandori i Bizantit, fillimisht i pajisur me dhurata dhe dinjitet, e pati gabim që nuk i paguante rregullisht dhe nuk i mbante premtimet. E hyrë në shërbim të Karlit të Valuasë, kompania që kishte nxjerrë në rend të dytë ambiciet perandorake, përveçse më pas, me uljen e ambicieve, ju desh të kërkonin një punëdhënës të ri. Mbetet fakti që nëse Kompania do të tërhiqej midis autonomisë dhe shërbimit ndaj zotërinjve, në fund të fundit ka qenë gjithmonë një trupë mercenare në shërbim të Aragonës, që ia lanë dominimin mbi Dukatin e Athinës pasi e patën inkurajuar të vihej në shërbim të Karlit të Valuasë. Dokumente të shumta vërtetojnë lidhjet midis Kompanisë dhe dy vëllezërve, Federikut të III të Trinakrisë dhe Xhekut të II të Aragonës. Praktikisht Kompania mbante në luftime flamurin e Aragonës dhe atë të Shën Gjergjit, patron i Mbretërisë së Valencias. Ishte e pajisur edhe me një vulë me markën e Shën Gjergjit dhe stemën e Aragonës, që i autentikonte korrespondencën. Atëhere kur, si në Gallipoli, nuk ishte në shërbim të një princi, nxirrte gjithmonë në pah besnikërinë e saj ndaj kauzës katalano – aragoneze.

Duke filluar nga viti 1312, Kompania do të udhëhiqet zyrtarisht nga njerëz të dërguar nga Federiku i III i Trinakrisë: Bernat apo Berenguer Estanyol, pra infanti Alfonso Federico. Përfundimisht, ka qenë pikërisht Aragona ajp ql la nënshtruar Dukatin e Athinës. Pavarësisht këtyre aleancave të vagullta, Kompania është tronditur edhe nga trazira të brendshme që kanë provokuar një valle komandantësh, vrasësish, tradhëtishë dhe ndarjesh, siç edhe ndodh shpesh midis trupave mercenare. Për më tepër, ajo ofronte një spektakël ndryshe nga ajo e një ushtrie të rregullt, duke mbajtur me vete një turmë grashë, fëmijësh, robërish lufte dhe skllevërish (tregëtia me të cilën i pasuron: Gallipoli, në kohën e katalanasve, ishte një treg i lulëzuar). Fisnikë dhe plebej i shërbenin gju më gju, pavarësisht hierarkive të konsoliduara. Trupa ishte e mirëstrukturuar, e komanduar nga një kapiten, e asistuar nga një këshill prej 12 burrash, e ndihmuar nga një arkëtar që i mbante llogaritë e Kompanisë: sidmos kjo ka qenë detyra e Ramon Muntaner, që në një aspekt të tillë nënvizon: “Unë mbaja llogaritë e asaj që i takonte secilit… dhe sipas librit tim të llogarive shpërndaheshin produktet e inkursioneve tona”. Praktikisht, e gjithë jeta e Kompanisë ka qenë e regjistruar nëpër pergamena. Një produkt i shkruar që demonstron sesi katalanasit nuk qenë një bandë e thjeshtë plaçkitësish.

Faktikisht ata qenë njohur nga monarkët,që e kualifikonin me termin exercitus, të ushtrisë, ai një instrument ushtarak zyrtar. Megjithatë kjo strukturë pësonte edhe ashpërsinë e njerëzve të saj, që gjatë mbëedhjeve nuk hezitonin të impononin idetë e tyre komandantit që nganjëherë arrinin ta hiqnin nga detyra. Prandaj Kompania animohej nga një formë “demokacie direkte”, e përbërë nga raporte konstante force, të modifikuara mbi bazën e luftimeve dhe të rrethanave politike të ndryshme. Së fundi, jetohej me të njëjtat resurse të të gjitha trupave mercenare: paga e kujt rekrutohej, shpesh e rëndësishme dhe shpesh po aq tërheqëse; plaçka e luftës; plaçkitja e tokave të pushtuara dhe të nënshtruara (“Ne nuk dijmë të bëjmë gjë tjetër”, rrëfen ndershmërisht Muntaner).

Në pragun e kryqëzatave

Almogavarët pretendonin edhe të luftonin në shërbim të Krishtit. Në shërbim të bizantinëve kanë mundur turqit, pra kanë triumfuar mbi vetë bizantët, oportunisht të ribërë në sytë e tyre “skizmatikë”, duke i privuar kështu nga pronat e tyre. Është ndoshta për këtë motiv që ata në dokumentat e tyre janë titulluar “ushtria e Frankëve” dhe jo siç do të pritej “ushtria e Katalanasve”. Realiteti i fesë së tyre nuk nxirret nga letrat e tyre dhe përfundimisht na shpëton, por të rrethuar në Gallipoli nga gjenovezët e Spinola, të thirrur nga Bizanti, nuk mungojnë të afirmohen (kështu Muntaner) që të shkojnë “në Rumani në emër të Zotit dhe për lavdinë e fesë katolike…”. Argument patjetër i vlerësuar nga Papa. Aq sa kur në vitin 1308 disa murgjër të Malit Athos ankohen pranë Atit të Shenjtë për krimet e kryera nga Kompania, ata i gjejnë dyert e mbyllura. Në Koncilin e Vjenës të vitit 1312, deri ishte hipotezuar të bëheshin Almogavarët pika e lëshimit të një kryqëzate të ardhshme. Megjithatë, pse ka luuftuar frankët e vendosur në Greqi dhe pse patën aneksuar Dukatin e Athinës dp të shkishëroheshon (deri në vitin 1343) nga Selia e Shenjtë. Vështirë se arrinin të mbanin raporte të mira me punëdhënësit e tyre: Papa Gjoni i XXII do të arrijë deri të nxisë një kryqëzatë kundër tyre.

“Frankët! Frankët!”

Do të jenë pikërisht katalanasit ata që do t’u lejojnë për herë të parë turqve, të cilët provizorisht i kishin aleatë, të kalonin Ngushticat dhe të shkelnin Europën. Ata deri i kanë ndihmuar, në vitin 1327, që të fusnin në dorë ishullin Eubea dhe të sulmonin Santorinin. Përtej plaçkitjeve, do të jetë pikërisht aleanca me bandat turke që do t’u bëjë atyre të fitojë për shumë shekuj reputacionin e tyre të fëlliqur në të gjithë Greqinë. Bizantinët panë tek ata një të keqe ekuivalente me atë të frankëve që kishin plaçkitur Konstandinopojën në vitin 1204. Por, akoma më keq, sa dukeshin si replika e persianëve të Kserksit “të etur për gjak”. Nëse mercenarët shikoheshin si një keqe e nevojshme nga ana e Bazileusit, kjo nevojë do t’u ketë shpëtuar kronistëve, që e kanë kujtuar në letrat e tyre vetëm të keqen. Ulërima e thjeshtë: “Frankët! Frankët!”, ishte e mjaftueshme për të mbjellë panikun. “Gjithça vdes, gjithçka shkatërrohet, gjithçka është plot me të vdekurit, kufomave, masakrave, esklamon një prift bizantin, duke evokuar “përrenjtë e gjakut” dhe “malet e të vdekurve” që mbulojnë Athosin; “Të gjitha kryqëzimet e oxhaqeve i mbushën me kufoma lakuriqe, pa varrosje”, shkruan abati serb i manastirit të Hilandarit në Malin Athos, por në fund të pdo shprese do të jetë pikërisht një rajon, Magnezia, i famshëm pse nuk ju cedua kurrë turqve, që do të rijapë një imazh heroik të Kompanisë Katalanas.

Përfundimisht, kjo “Kompani Ushtarake Private” e parë e Mesjetës, e ardhur në ndihmë të Konstandinopojës së pafuqishme përpara turqve, sigurisht që ka kontribuar ta shpëtojë, por në periudhën e mëtejshme, do të kontribuojë ta dobësojë dhe ta shpërbëjë Perandorinë Greke, në shërbim të ambicieve të sovranëve katalanas. Pa i humbur kurrë interesat dhe orekset e tyre, këta mercenarë kanë qenë një instrument në një “lojë të madhe” gjeopolitike të animuar nga Valuatë në Francë, nga frankët e Moresë, nga Papati dhe nga Kurora e fuqishme e Aragonës. Duke kujtuar se, në fund të fundit, nuk ekzistojnë mercenarë vërtet autonomë.

(nga StoriaInRete)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Tetori bëhet rozë në SIGAL UNIQA/ Paketat më të mira të sigurimit dhe oferta që nuk duhet humbur

Tetori, muaji kushtuar ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e kontrolleve dhe parandalimit në luftën kundër kancerit të …

Leave a Reply