Xha Avdyli

Agim Xh Dëshnica

Qyteti i bardhë, ku jetonte Xha Avdyli, struket nën muret e kullat e gurta të kalasë, e mbi urën me shtatë harqe, me pamje  nga Tomori nën borë e dritë, tek  dielli shfaqet  çdo  mëngjes, mandej matanë Shpiragut, zbret dhe nuk dihet, se nga humbet.

Xha Avdyli banonte në lagjen Murat Çelepi, pranë banesës  e  njohur dikur në tërë qytetin, me emrin  Sarajet e Pashait,   rrafshuar nga një zjarr i madh.  Nga  ajo tokë e djegur  afër lumit,  mbeti.vetëm emri Saraje. Saraje, seç kishite  diçka të frikshme, tragjike,. Një mur i  gjatë,  i ulët  me gurë i mbuluar  me myshk, zgjatej  më kot dhe e ndante truallin e shkretë, gjithashtu më kot, nga sokaku e nga shtëpitë përbri. Porta e zymtë me hark të lartë, as hapej e as mbyllej. Pluhuri i tre shekujve mbulonte oborrin. Askush nuk guxonte të ndërtonte atje, ndonjë shtëpi apo kasolle.  Në bahçenë e madhe, pranë lumit, asnjë lis,  kumbull a fik, nuk hidhte hije. Asnjë shpend fluturak nuk ulej kund.  Gjarpërinj të rrezikshëm  lëvrinin nën gurë e shkurre e nëpër barin  e egër. Nuk ndihej  asnjë cicërimë bengu, as xhi-xhia e gjinkallave. Në shtëpitë pranë gratë e moshuara rrëfenin me pëshpërimë, se natën në Saraje dukeshin xhinde,- vajza të bukura  me veshje të bardha, tek vallzonin pa këngë e pa saze.  Nuk dihej nga vinin. Vallë mos dilnin nga valët e lumit, apo uleshin nga yjet në qiell?

Në atë mëhallë, më i urti qe xha Avdyli. Plak shtatshkurt,

zeshkan, i qethur zero, me takien e bardhë në kokë në çdo stinë, këmishën po me atë  ngjyrë, kur moti ngrohej  ndërsa aty nga  mbarimi i  tetorit me pelerinën e zezë.

Xha Avdyli, jetonte me plakën e mirë, xho Gjylen, pak më larg murishteve te Sarajes,  Përmes portës   së vogël, dukej shtëpia e bardhë përdhese, oborri me pus, kova për ujë, shporta ekosha, litarë e rrjeta  për peshkim.

Xho Gjylja,kujdesej për  gatimin,  pastrimin e shtëpisë, larjen e robave dhe për veshjen sa më mirë të  Avdylit.  Herë here të shtunave ajo me shpirt të bardhë, priste e gëzuar mikeshat nga mahalla e re, në hyrje të qytetit.

Xha Avdyli pasi dilte nga shtëpia dhe ikte

sokakut, çunat e shtëpive, diku pranë, e përshëndesnin:

Mirëmëngjes, pepe Dydyl!

Ai, s‘ua dinte emrat, njihte vetëm prindërit e tyre, ndaj  ua kthente shkurt:

-Mirëmëngjes, trimat e Dylit! – Dhe ecte tutje sokakut.

,Xha Avdyli  në  atë qytet të lashtë kishte ndërruar  tre zanate, nga kovaçnë nallban, e më së fundi e mbylli si vozaxhi. Sapo u largua nga punishtet,  nisi të merrej me punë  nga më të ndryshmet. Në shkurret e zallit të lumit priste me sëpatë e nagaçe degë të njoma.  Pastaj në shtëpi i hante hollë e hollë për thupra.  Deri në orët e vona me to thurte kosha për ngjala dhe shporta për peshk. Me spango liri e litarë sajonte rrjetat e lidhtegrepat. Xho Gjylja pasi mbaronte punët e shtëpisë i vinte nënfihmë Dylit të saj. Në çastet, kur ai dëgjonte uturimën e lumit, linte çdo punë e nxitonte për në breg. Atje, futej gjer në bel në rrymën e turbulluar dhe kapte me shportë peshqit gojëhapur, që dihasnin sipër ujit. E shihnin xha Avdylin mbi shkëmb tek hidhte grepat në pellgjet e thella. E shihnin tek hapte krahët  e hidhte rrjetën mbi valë. Xha Avdyli  shpesh herrë  u jepte falas fqinjëve peshk e sidomos ngjalat, që kapte me kosh në remën buzë bahçeve. Ai ishte edhe druvar ishkathët. Veç nuk shkonte për dru në asnjë pyll. Miku i tij

bujar, lumi, kur vinte i egërsuar nga grykat e maleve, e mbulonte kumsallën me gurë, drurë e shkarpa. Xha Avdyli përgjonte ditë e natë ushtimën e rrymës së vrullshme. Aty nga ora katër e mëngjesit, merrte karrocën e dorës me tri rrota gome, ecte duke e shtyrë mbi gurët e sokakut, kalonte urën e vogël  më tej Teqesë së Rufaijve, ku kryhej riti i faljes me shisha e shtiza. Andej kalonte një urë të vogël guri,  hynte në shtratin e lumit, ecte nëpër zallishten e mbuluar me degë e trungje tkputur nga pyjet. Mandej, posi djalë i fuqishëm, i mblidhteposhtë e lart, dhe i priste me sëpatë e nagaçe. Ndërsa punonte,iamerrte këngës:  “O këndo, moj qyqe, se po vjen behari!…”Emrin behari e zgjaste me afsh:“beejaari!”  Së fundi,

ngarkonte karron trirrotake.

Fqinjët e donin Xha Avdylin, ndaj s’harroninkurrë pa e ftuar nëpër dasma

Atje, me zërin paksa të ngjirur, si më  të

qarë,ua  merrte  këngëve me def n

Gjatë luftës për ca muaj u trondit nga bombat e ajrorëve anglezë dhe mitrolozët gjermanë nga kalaja.

Në kohën e paqes ata të frontit nisën t’i bini më qafë. Një ditë

erdhën dhe i hodhën një sy shtëpisë.

-Ti, shoku Avdyl, – i thanë ata, – ke filluar t’u ngjashë agallarëve!  Ai vinte buzën në gaz dhe vazhdontpunën.  Njëherë tre policë erdhën natën dhe e morën të lidhur në polici.  Dikush e kishte kallxuar

se aiankohej për jetën e vështirë.  Ditën e tretë e  lanë të lirë  pasi i bërtitën:

-Qepe!  E mos llap  poshtë  e lartë, se burgu të pret!

Plaku i gjorë ato ditë nuk u pa askund. I mësuar me peshk e ngjala, tek  mendohej i  mbyllur në shtëpi, iu shkrep të kapte mbi ujë, nën gurë e shkurre në Saraje, edhe nëpërka!  Ditën e katërt  ia nisi  punës me gjarpërinj. Ashtu siç qenë, i mbështillte në disa shami të bardha, i fuste në xhepat e këmishës e të xhaketës dhe ecte sokakut. Një ditë, tek kthehej nga peshkimi për në shtëpi, me shportën në dorë, çunat e rrethuan dhe iu lutën të shihnim se ç‘kishte zënë. Ai u ndal,  buzgaz, nxori shaminë nga xhepi i këmishës dhe e hapi ngadalë. Ç’të shihnin ata! Një nepërkë e frikëshme me ca sy të ndritur, u ngrit mbi pëllëmbën e tij, duke lëvizur kokën djathtas e majtas. Trupi i saj i ajthëm ngjyra -ngjyra, dridhej e përdridhej. Çunat u

zbrapsën të tmerruar dhe  ia krisën   vrapit.

Tri nga gratë  e mëhallës, teksa fshinin para portave, flisnin edhe për punët e fshehta të Avdylit.

– Mirë, peshqit e ngjalat i zë dhe i nxjerr në pazar, po nepërkat kujt ia shet?- pyeti njëra.

– Ku i dihet? Çudi, thonë, se  i  shpie në spital! – ia ktheu   e dyta.

-Unë them, – pëshpëriti e treta, – ia çon një plake në Palikësht, që merret me magjira…

Mësuesi i vjetër Ymeri, ndërsa  kalonte  aty pranë  u ndal  e u tha:

– Prapë me Avdylin, ju? Shihni punët tuaja!

Qysh atëherë, atë peshkatar plak, që mbante nëpër xhepa nepërka të mbështjella me shami, kur çunat e hasnin udhës, kalonin me dridhmë mënjanas, veçse nuk harronin ta përshëndetnin:

-Mirëmëngjes, pepe Dydyl!

E ai u përgjigjej buzagaz:

– Mirëmëngjes, trimat  e Dylit!

Një ditë u përhap një lajm i hidhur, Thanë, se Xha Avdylin e pat pickuar keqas një nepërkë jeshile. Që nga  ajo  ditë  e trishtuar, ai nuk u pa të dilte  në breg të lumit, as në zall, as mbi shkëmb.  Nuk u dëgjua më as kënga e tij aq  e dashur: “O këndo, moj qyqe, se po vjen behari…

About Redaksia

Check Also

Ndahet nga jeta shkrimtarja Vilhelme Vranari Haxhiraj

Nga Bujar Leskaj Sot, datë 29 prill 2026 ,zonja fisnike, shkrimtarja Vilhelme Vranari Haxhiraj, në …

Leave a Reply