Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, shqiptarët ikin se nuk votojnë dot! SKAP-i i partisë i liroi kriminelët të vjedhin votat në Shkodër. Berisha tha se, nëse nuk i lë njerëzit të votojnë të lirë, ti u vret shpresën atyre.
“Tani, çfarë ndodhi? Nga viti 2013 gjer më sot, në 10 vite, nga Shqipëria sipas statistikave të Eurostat, u larguan në vendet e BE, 1.1 milionë shqiptarë, 80 përqind e tyre të rinj. 80 përqind e tyre nën moshën 40 vjeç.
Të ndalemi pak së bashku. Të supozojmë për një moment se kyu vend ishte i pushtuar nga një pushtues i huaj. Dhe të mendojmë se gjatë këtij pushtimi, u larguan nga Shqipëria, 34 përqind e popullatës. A meritonte ky pushtues mallkim dhe urrejtje më të madhe për këtë që u bëri shqiptarëve? Këtë nuk ua bëri një pushtues shqiptarëve, këtë ua bëri një njeri.
Si e realizoi atë? E patë! Nëse nuk i lë njerëzit të votojnë të lirë, ti u vret shpresën atyre. Në çdo vend, qeveria ka plus-minuset e saj, por në 4 vjet, qytetarët marrin vendimin e tyre. Kurse këtu, ajo bandë që patë, ka dhjetëra vrasje të regjistruara. Ndonjëri që ishte aty, ka vrarë të fejuarën 15-vjeçare në gjumë.
Dhe kjo nuk ka ndodhur para 30 vitesh apo 20 vitesh, kjo ka ndodhur para pak vitesh. Ai vrasës ishte këtu. Një prokuror e arrestoi atë, e solli në Tiranë. E kishte SKAP-i i partisë.
Dhe SKAP-i i partisë pasi mori 1 milion, 2 milionë para droge prej tij, nuk janë organizatë ata, do shkojnë në Shkodër. Në Shkodër ai u lirua, ndaj dhe bënte ligjin në qendrat e votimit. Autokolona e asaj bande, me 6 vetura të blinduara, e shoqëruar nga policia, bënte në darkë mbledhje me ministren.
Ja pse ikin shqiptarët, sepse pushtetin nuk e ndërrojnë dot me votë, sepse vota e tyre diktohet nga krimi dhe vota e tyre shndërrohet në krim. Erdhi në pushtet përfaqësuesi i tyre, çfarë bëjnë tani? Janë vërsulur me tërbimin më të madh mbi Shkodër, të shpërblehen me pallate, të shpërblehen me resorte.
Pra, të kthehemi pas në vitet 90. Një studiues, ndër më të mëdhenjtë e kohës, Samulen Huntigton, thotë se midis të gjithë diktaturave, më e keqja, më e kobshmja është diktatura e bandave, është mobokracia.
Është kjo që përjeton sot Shqipëria.
Shikoni, ata kanë shëtitur gjithë ditën në Shkodër, por këta kanë guxuar me dhanë kamerat. Të tjerë nuk kanë guxuar. E tillë ka qenë situata në Durrës. I kanë sjellë nga Dubai vrasësit. E tillë në Elbasan, e tillë në Korçë.
Në diktaturën komuniste, terrorin e ushtronte policia sekrete, në narkodiktaturë ose mobokraci, terrorin e ushtrojnë ata që kanë bërë me dhjetëra vrasje, që bëjnë mbledhje me ministra në darkë dhe dalin pastaj ushtrojnë atë terror mbi qytetarët”, u shpreh Berisha.
Check Also
Tabaku: Të rinjtë në ballë të betejës për fushatën zgjedhore të 11 majit 2025
Partia Demokratike ka zhvilluar ditën e dytë të trajnimit të organizuar në bashkëpunim me Leadership …