Koha që populli të çlirojë Kryeministrinë

Përballja e deputetëve të opozitës me regjimin ka vazhduar sot në Parlament. Deputetët e opozitës kanë çarë rrethimin e gardistëve dhe kanë mundur që të futen në ambjentet e Kuvendit nga dritaret.
Puna në komisionet e Parlamentit është ndërprerë. Regjimi po bën gjithçka për të mos lejuar deputetët e opozitës të përfaqësohen në Kuvend duke e kthyer këtë institucion në një bunker. Por, ashtu sikurse është çarë bunker i Parlamentit është koha që të çahet edhe bunkero i Kryeministrisë nga populli opozitar.

Deputeti Ervin Salianji ka sqaruar për News24 situatën e pazakontë që ndodhi para kryesisë së Kuvendit. Ndërsa u ndaluan nga Garda për t’u futur në zyrat e Kryesisë për mbledhjen e grupit, deputetët e opozitës u futën nga dritaret.

Ai tha se ky ishte një akst simbolik për të treguar se nëse ka vullnet asgjë nuk ndalohet. Por po ashtu, për të treguar “banalitetin e agresionit të qeverisë’, që sipas tij detyron deputetët që të futen nga dritaret për të shkuar në punë.

“Ishte akt simbolik për të treguar se nëse ka vullnet, asgjë nuk ndalohet, por dhe për të treguar banalitetin e agresionit që bën qeveria me gardën që për të shkuar në vendin e punës deputetëve u duhet të hyjnë nga dritaret. Ndodhi ndonjë gjë? Patë gjë ju? S’ka sens të ndalohet deputeti. Ishte një show i PS që të tregonte se ka forcë”, tha Salianji.

About Redaksia

Check Also

Përplasje në Parlament, deputetët e PD nuk lejojne deputetët e PS të futen në Parlament

Deputetët e opozitës vazhdojnë të qëndrojnë në hyrjet e parlamentit për të penguar zhvillimin e …

Leave a Reply