Nuk ka ndodhur në historinë e botës që deputetët të futen nga dritarja, kjo tregon fytyrën e Ramës

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, nuk ka ndodhur në historinë e botës që deputetët të futen nga dritarja, kjo tregon fytyrën e Ramës.
“Opozita nuk përjashton asnjë hap, por ju e shihni që ajo po bën një betejë me një vendosmëri, e cila e futi parlamentin në klandestinitet. E futi parlamentin në klandestinitet në kundërshtim të hapur me rregulloren e tij.
Sot parlamenti i Shqipërisë funksionon në Zoom, i cili parashihet në gjendje të jashtëzakonshme dhe në pandemi, asnjëherë tjetër. Opozita, ju garantoj se do vazhdojë betejën e saj gjer në fitoren e sigurt të kauzës së drejtë.
E provuan sot, sot mbyllën dyert në aktin më të turpshëm në histori për deputetët imunitarë, për të ardhur në zyrën e tyre. Ata u futën nga dritarja, dështuan. Në historinë e botës nuk ka një rast të tillë. Kjo është fytyra e vërtetë e Edi Ramës.
Betejën tonë do e vazhdojmë me regjimin e Edi Ramës. Garda e Republikës janë rrogëtarë për ne… por bëjnë gabimin më të madh që zbatojnë urdhra antiligjorë. Për këtë ua them.
Ata janë zyrtarë, janë njerëz, punonjës, të cilët në ligjin e tyre, si ata dhe policia, të gjithë, kanë një nen: nuk zbatohen urdhrat antiligjorë. Ua rikujtoj këtu. Nuk zbatojnë urdhra antiligjorë.
Qytetarët janë të gatshëm për protestë, por siç e shihni e kemi marrë këtë me shembull personal. Ata që do t’i thërrasin në protestë, duhet të japin njëherë shembullin e tyre personal të protestës dhe besoj se po e japim”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Skandali/Rama i fali sharlatanit Lucë 12 anije të dhuruara nga Japonia si ndihmë për Shqipërinë

Janë përfitimiet kolosale që Rama i ka dhuruar sharlatanit Lucë që ai bën kllounin për …

Leave a Reply