Tunizia e refuzoi ofertën e Italisë, Rama e shndërron Shqipërinë në kampin më të madh të refugjatëve

Anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi ka reaguar pas marrëveshjes skandaloze dhe anti shqiptare të nënshkruar nga Edi Rama në Romë, duke e kthyer Shqipërinë në një kamp të madh refugjatësh. Këlliçi shkruan se, kjo është tradhti ndaj Shqipërisë, dhe antishqiptari më i madh sot quhet Edi Rama.

Reagimi

Pa diskutim parlamentar, pa konsensus politik, pa asnjë analizë dhe transparencë publike, pa dhënë asnjë detaj për marrëveshjen e nënshkruar, pa pyetur askënd, 1 vit pasi Tunizia refuzoi të njëjtën ofertë nga Italia, Edi Rama nga sot e shndërron Shqipërinë në kampin më të madh të refugjatëve të paligjshëm në Europë.

Kjo është tradhëti ndaj Shqipërisë dhe është pabesia më e madhe që Rama mund t’i bënte vendit tonë.

Tashmë në portin e Shëngjinit do të strehohen deri në 36.000 emigrantë të paligjshëm çdo vit.

Antishqiptari më i madh sot quhet Edi Rama, i cili çdo vit përzë me qindra mijëra të rinj nga vendi për t’i zëvendësuar ata me emigrantë të paligjshëm.

About Redaksia

Check Also

Përveç përgjimeve dorëzohen edhe transaksione monetare të Veliajt, provat e reja e fundosin

Jo vetëm përgjime, por edhe afera të tjera pritet të rëndojnë pozitՃn e Veliajt. Burimet …

Leave a Reply