BE kundër Ramës: As mos e ço ndërmend amnistinë fiskale!

Komisioni Europian është i prerë kundër Amnistisë Fiskale të planifikuar nga qeveria, draftligj i cili është tërhequr tashmë nga diskutimi prej presionit të madh të BE-së dhe SHBA-së. Në progres raportin e Komisionit Europian të siguruar nga AlbEu thuhet e zeza mbi të bardhë se vendi nuk duhet që të ndërmarrë nisma të tjera në vijim për rikthimin e diskutimit të ligjit për Amnistinë Fiskale, pasi kjo do të rëndonte pozitat e vendit në drejtim të luftës ndaj krimit të organizuar dhe pastrimit të oparave.

Në raport thuhet qartë se Shqipëria u hoq nga lista gri për pastrimin e parave në tetor pasi qeveria tërhoqi nga diskutimi ligjin për Amnistinë Fiskale, i cili ishte në fakt edhe një Amnisti Penale për ata që kishin vënë paratë përmes rrugëve kriminale.

Pas vlerëson heqjen e vendita nga lista gri, KE paralajmëron se nëse vendi do të flasë sërish për Amnistinë Fiskale, do të rikthehemi në listën e vendeve me rrezik të lartë për pastrimin e parave.

Në raport thuhet:

Është arritur progres në zbatimin e rekomandimeve të Moneyval dhe Planit të Veprimit të Task Forcës së Veprimit Financiar (FATF). Shqipëria mbeti në listën e FATF-së nën monitorim të shtuar për shkak të projektligjit për Amnistinë Fiskale. Pas tërheqjes së projektligjit, në qershor 2023 FATF vendosi të propozojë një vizitë në terren, e cila u zhvillua në gusht dhe çoi në heqjen e Shqipërisë nga lista në tetor 2023.

Megjithatë, Shqipëria duhet të sigurojë që çdo ligj i ardhshëm i këtij lloji, të jetë në përputhje me direktivat e BE-së dhe standardet ndërkombëtare. Rekordi mbi rastet e pastrimit të parave dhe korrupsionit të nivelit të lartë mbetet i pamjaftueshëm dhe hetimet financiare duhet të zhvillohen më tej. 

About Redaksia

Check Also

Shantazhi/ Bardhi: Janë presion për përgjimet që disponoj nga “Sky Ecc”

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi foli mbrëmjen e sotme për mesazhet shantazhuese …

Leave a Reply