Kryetari i PD, Sali Berisha foli edhe për Drafti i Asociacionit. Ai tha se, Pashiqi shqiptar propozonte që Radoiçiçët të bëheshin komandantë policorë të Kosovës.
“Ju e patë propozimin e Pashiqit për Kosovën. E patë se si Pashiqi shqiptar propozonte që Radoiçiçët të bëheshin komandantë policorë të Kosovës. E patë besoj? Dhe ka kurajën ta publikojë edhe pasi Radoiçiçi doli udhëheqës i një grupi terrorist.
A e dini ç’do të thotë që komandanti i policisë së Asociacionit të komunave të zgjidhet nga një listë që i jep Lista Serbe? A mund të tolerohet ky Pashiq? Çdo ditë që kalon, ky dëmton interesat jetike të shqiptarëve.
Ju kujtohet se si anuloi takimin me qeverinë e Kosovës, si u vërsul me tërbim kundër Albin Kurtit, sepse kishte dorëzuar draftin ku Radioçiçi të emërohej komandant i policisë së Kosovës. U bë mirë që doli, se çfarë bëri ky? Ky serviri si të vetin draftin franko-gjerman.
Në të vërtetë drafti i tij- në atë kohë unë u thashë se ishte shkruar në Beograd, se ky nuk mund ta nxirrte kurrë vetë, por ky e faktoi vetë.
Se kaq është ajo, të caktohej komandant i policisë së komunave të Asociacionit, njëri nga lista që do jepte Vuçiçi. Dhe ai do jepte një Radioçiç. Se mos ka vetëm një Radioçiç aty? Ka edhe të tjerë terroristë të tjerë aty.
Ju sugjeroj të shkoni njëherë në Mitrovicën e veriut, shkoni dhe shihni çfarë ndryshimi rrënjësor sot. Dhe serbët po e gëzojnë më shumë se të tjerët atë ndryshim. Absolutisht. Dalin të qetë, serbët dhe shqiptarët pinë kafe në kafenetë e tyre, shëtisin në rrugët e tyre.
Nuk janë më bandat e Radioçiçit, Vuçiçit dhe Edi Ramës që bënin trafiqe për llogari të tyre.
Dhe ky këtu e di shumë mirë se ka informacion, sigurisht kemi ambasadë, ka informacion direkt nga autoritetet e Kosovës, ky e quan, thotë toka e askujt, veriu i Kosovës, në një kohë kur veriu i Kosovës është toka e shtetit ligjor.
Jo një, por shumë informacione njëri pas tjetrit më vijnë që aty jeta është normalizuar. Vërtetë ka një prani policore tek-tuk më shumë se normalisht, por njerëzit rrinë të qetë, lëvizin të qetë, njerëzit nuk pengohen dhe popullata është e kënaqur.
Nuk qe e rastit që popullata serbe në ato komuna nuk doli të rrëmbejë armët. Se e dinte se ata janë banda. Ata e shihnin dhe e shohin se po manipulohen nga një politikan kriminal që e ka vendin në Hagë si Aleksandër Vuçiç dhe argati i tij, Edi Rama. Beteja ndaj tij është emergjencë kombëtare”, u shpreh Berisha.
Check Also
Drama e shkollës, vetëm 22 studentë të rregjistruar tek Gjeografia, 7 tek Fizika, 0 tek…
Arkeologjia dhe trashëgimia kulturore, është një ndër programet me më pak interes në Universitetin e …