Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Edi Rama është ai që ka nën kontroll SPAK-un. Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se Rama ka ‘lepurin në bark’ ndërsa shtoi se ka nisur miqësinë me Fatmir Xhafajn.
“Rama ka lepurin në bark, po bën miqësi me Xhafajn se do të ndryshojë ligjet e përgjegjësisë së shpërdorimit të detyrës. Do të shpëtojë menderen e tij.
Ke dyshim ti se nuk është Rama, gjahu politik i opozitës? Kush është ai që kontrollon SPAK-in? A jam unë që kam denoncuar lëvizjet e Dumanit apo lidhjet monstruoze të spakistëve. Si mund të dyshohet se nuk është Rama pas kësaj. Është folur vetëm për aksionin opozitar. Nuk kemi dyshim që këto janë procese të turpshme politike. Arben Kraja la detyrën për shkak të ligjit të lustracionit. Në kodin më minimal moral nuk mund të merrte në shqyrtim një çështje të Berishës. Ai e la detyrën se unë kam bërë ligjin për ish-xhelatët e sigurimit të shtetit të dalin nga sistemi. Prokurorët, ish-sigurimsa, nuk mund të jenë në SPAK.
Merreni pak dosjen e Don-Lalës, Sejdinit. Kjo mafiozja shkon dhe merr ligjin dhe më pas keqpërdoret. A mund të quhet prokurore kjo? Ajo që është emëruar kryegjykatësi sot…do dëgjoni dhe për të, por s’jam për këtë punë sot. Arben Kraja, duke dikur që është larguar si hetues sigurimi, me një iniciativë personale të Berishës. Po të mos kishte ngelur ai që ka qenë, do të ishte. Ligji i sotëm nuk e lejon që të jetë në SPAK. Ata mendojnë se do të më impresiojnë mua. Për gjykatësen kam ndërmend ta bëj. Çfarë është Kraja dhe Mellonai, janë njëra anë e fytyrës së Edi Ramës”, tha Berisha.