Edi Rama duhet të merret urgjent në ndjekje penale, fali territorin e Shqipërisë!

Nga Petrit VASILI

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, njëkohësisht deputeti Petrit Vasili kërkon marrjen nën ndjekje penale të Edi Ramës, pasi ka falur territorin e Shqipërisë për emigrantët e paligjshëm.

Reagimi i Petrit Vasilit:

Firma e Edi Ramës, që i jep teritorin Italisë për dhjetra mijra emigrantë të paligjshëm është një faj penal ekstremalisht shumë e rëndë!

Drejtësia nuk ka asnjë të drejtë që të vazhdojë të bëjë gjoja “budallain e dobishëm”.

Drejtësia duhet të fillojë urgjentisht çështjen penale ndaj shtetasit Edi Rama, që ka konsumuar fajin e dhënies së teritorit të Republikës së Shqipërisë në administrim të një shteti tjetër.

Drejtësia nuk mund të bëhet bashkëtradhetare dhe të vetasgjesohet.

Çfarë pret drejtësia që të fillojë kryesisht çështjen penale kur të gjithë faktet dhe marrëveshja është bërë publike edhe në mediat shqiptare.

Çfarë pret drejtësia kur Bashkimi Europian ka rezerva të forta per ligjshmerine e saj dhe ku Amnesty International ka argumentuar qarte paligjshmerine e dhe shqetesimin e madh per kete marreveshje.

Shkeljet e tmerrshme të Kushtetutës dhe Kodit Penal jane shume te qarta, firma e Edi Rames eshte ne marreveshje.

Si mundet të humbasë SPAK qofte edhe minute me shume per te goditur me te gjithe fuqine e ligjit këtë paligjshmeri flagrante

Boll më me këtë drejtesi bisht te qeverise dhe bunker i pandeshkueshmerise se saj.

Boll më me këtë drejtesi, qe mbyll syte perpara konsumimit te veprave penale nga kryeministri, qe kulmoi deri me dhenien e teritorit te Republikes se Shqiperise nje shteti te huaj.

Boll më me këtë drejtësi, qe mbyll syte perpara firmave fap fap fap te Edi Rames, qe kane shkaktuar dem ekonomik me miliarda euro  dhe qe kulmojne me  faljen edhe te teritorit te Shqiperise.

Kjo drejtësi po hyn ne konflikt shume te eger me zbatimin e ligjit dhe po vendoset hapur kunder interesit kombetar dhe atij publik, pra qartazi kunder qytetareve.

Edi Rama duhet të merret i pandehur urgjent dhe drejtesia nuk mund te bishtnojë më.

About Redaksia

Check Also

Cili kriminel e bëri Dumanin me 3 apartamente dhe pse hesht kreu i SPAK?

Dumani zotëron apartament në Yzberisht blerë në 2015. Dumani ka në pronësi një apartament me …

Leave a Reply