15 kontejnerë me oriz artificial në Durrës, do u shitej qytetarëve

Shqipëria është kthyer në një vend grumbullimi dhe konsumi i produkteve skarco të botës për shkak të mungesës së kontrollit dhe korrupsionit që gëlon në çdo qëlizë të shoqërisë.

Mësohet se një ditë më parë në Portin e Durrësit është sekuestruar një sasi shumë e madhe me oriz sintetik me origjinë nga Vietnami. Sipas Alert.al, bëhet fjalë për 15 kontejnerë të bllokuar në Durrës pasi u konstatua se bëhej fjalë për oriz sintetik, produkt i cili sipas Bashkimit Europian është shumë rrezikshëm për shëndetin e qytetarëve.

Burime bëjnë me dije se sasia e madhe e orizit ishte planifikuar të futej dhe të përpunohej në stabilimentet e ambalazhimit në Shqipëri dhe të shitej te konsumatorët shqiptarë me çmime stratosferike.

Tani që u kap kjo sasi e madhe mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me orizin sintetik. Pikëpyetja më e madhe është nëse do të kthehet në vendin e origjinës apo do të bëhen “letrat” dhe do të konsumohet në vend ku importuesit bëjnë milionat kurse shqiptarët më pas të merren me sëmundjet e shkaktuara nga ushqimet skarco dhe të dëmshme.

Mister po ashtu është fakti nëse kjo është hera e parë që kapet oriz sintetik në Shqipëri apo kemi ngrënë më herët edhe sasi të tjera që nuk janë kapur.

About Redaksia

Check Also

Pasojat fatale të mishit të derrit që po hyn nga Brazili, letra e përpunuesve…

Në 9 shtator, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj gjatë komisionit për Çështjet …

Leave a Reply