Arrestohet edukatorja që dhunoi 3-vjeçaren në kopshtin privat

Me urdhër të Prokurorisë së Tiranës është arrestuar edukatorja Majlinda Dehima, 48 vjeçe, e cila dhunoi një vajzë 3-vjeçare duke i thyer këmbën, në kopshtin “Stinët” në zonën e Ali Demit në Tiranë.

Ajo akuzohet për veprën penale “Keqtrajtim i të miturit”, teksa arrestimi është bërë pas dorëzimit të akt-ekspertizës mjeko-ligjore.

Rasti i dhunës në kopshtin “Stinët” në zonën e “Ali Demit” në kryeqytet u zbulua në emision “Stop” dhe solli jo vetëm indinjatën e opinionit publik, por zbuloi një zinxhir paligjshmërie.

Pas denoncimit, kopshti rezultoi i palicensuar, i cili u mbyll më pas me vendim të Ministrisë së Arsimit. Po ashtu, zyrtarë dhe punonjës të Komisariatit nr.1 në Policinë e Tiranës, pranuan se kanë neglizhuar hetimet për dhunën ndaj vajzës 3-vjeçares.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore i ka referuar Prokurorisë së Tiranës dosjen ndaj 2 policëve, Ylli Çakon, shef i seksionit të krimeve dhe Bledar Rushitin, SPZ i zonës për akuzën “shpërdorim detyre”. Hetimet po vijojnë për të parë nëse efektivët e akuzuar kanë përfituar ryshfet për të lehtësuar pozitat e pronarëve të kopshtit privat “Stinët”, por kjo mbetet në kuadër të dyshimeve pasi për momentin nuk ka prova për ngritje akuze.

Pas këtij rasti, Policia e Shtetit bën me dije se ka nisur kontrollet në në çerdhe, kopështe e shkolla private për të verifikuar ligjshmërinë e ushtrimit të aktivitetit nga operatorët ekonomik privat.

 

About Redaksia

Check Also

Paketa Fiskale 2027, bizneset kërkojnë shtyrje, paralajmërojnë humbje pune, rritje çmimesh, faliment

Paketa Fiskale 2027 ka hasur në kundërshtime të shumta nga përfaqësuesit e biznesit, të cilët …

Leave a Reply