Berisha: Lëvizja, qëndresa jonë pa kthim e ka bërë Ramën njeriu më të pashpresë!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Lëvizja, qëndresa jonë pa kthim e ka bërë Ramën njeriu më të pashpresë. Në një prononcim për mediat, Berisha ftoi qytetarët “të vazhdojmë së bashku këtë betejë”!

“E patë, kjo ishte seanca 19 minuta e votimit të një mori ligjeve. Ky është funksionimi i parlamentit të Edi Ramës dhe Lindës së tij. Në parlament ky është turpi i Shqipërisë, i Europës dhe i çdo vendi të lirë.

Përsëri kanë tmerr nga të drejtat kushtetuese të opozitës. Përsëri mbrojnë pasuritë e tyre të vjedhura me pushtetin Edi Ramës. Përsëri mbrojnë Edi Ramën. Përsëri vazhdon kolapsi i plotë dhe asgjësimi i pluralizmit në parlament.

Qytetarë dhe qytetare, ne vazhdojmë me vendosmëri, por ne kërkojmë solidaritetin tuaj. Ne konsiderojmë solidaritetint tuaj, mbështetjen tuaj vendimtare për triumfin e pluralizmit, për triumfin e demokracisë, për largimin e narkodiktaturës nga Shqipëria.

Unë kam besim të plotë se kjo betejë do fitohet dhe se Edi Rama në një akt in ekstremis vendosi të bëjë gjithçka për të shpëtuar lëkurën e tij. Por e vërteta është se lëvizja jonë, qëndresa jonë pa kthim e ka bërë atë njeriu më të pashpresë, ndaj edhe ju ftoj të vazhdojmë së bashku këtë betejë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Shpërthim tritoli në Krujë në një pallat pranë bashkisë

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, …

Leave a Reply