Edi Rama e bëri këtë marrveshje me haraçin e lirisë së tij, për mos u përgjigjur për gjithçka ka bërë

Nga Ndriçim KULLA

Nga që marrveshja është një errësirë e plotë pa pikë rasparencë dhe pa debat nuk kuptohet qartë kush ia ka kërkuar këtë “favor” njeri tjetrit ,Meloni apo Rama.

Kjo marrveshje e pa përshtatshme për teritorin dhe realitetin shqiptar, që u ngjiz  një ditë Korriku në zhegun e vapës së nxehtë në bregdetin shqiptar në brigjet e Dhërmiut lindi  si jë rrufe në qiellin e kaltër.

Megjithatë tashmë sfondi është i qartë . Kryeministrja Melonin nën trysnin e pa zakont të emigratëve klandestinë, që kanë mbushur brigjet e Jugut të Italisë. Ndërsa Edi Rama, në kërkim të mbështetësve të rinj poltikë, mbasi amerikanët e kanë braktisur  qartësisht të zhgënjyer thellë  për skandalin McGonigal, që në historinë e fuqisë saj nuk kanë arritur tua bëjnë  dote ,as rusët dhe as kinezët; ndërsa gjermanët, kan kohë që i kanë  nxjerr kartonin e kuq, Melonin e spektrit politik të djathtë Rama e” gjuajtii” si limanin e vetëm  për të ankoruar shpresat e tij të zymta.

Në “gjenialitetin” e marrëzisë së kjo  marrveshje ka pikëpyetje të thella.

Që Edi Rama po bën gjithçka dhe do bëj edhe më tej gjithçka ,madje edhe gjëra të pa i magjinushme për të shpëtuar veten e vet nga skandalet, këtë ka kohë që e dinë të gjithë bashkëpunëtorët e tij më të afërt e më të ngushtë, që i ka rrasur në burg për të mbuluar firmat e korrupsionit të tij.  Që Edi Rama është gati të shpikë edhe “luftë” këtë e provoi Kosova në kurriz të vet. Por që ai është gati ti “shpallë luftë” edhe Shqipërisë sonë  , për t’u lypur europianëve pakëz heshtje e paqe për të mos dënuar marrëzitë e  regjimit të tij, këtë e kanë kuptuar veç tani. Në errësirën e aktit të një skuthi të vogël lagjeje, sepse një “mëhallë“ është ky vendi ynë i vogël për valën e pafund të emigrantëve afrikanë, Edi Rama si mburravec i pafytyrë që është, u premton fqinjëve tanë të strehojë 36 mijë emigrantë, buzë detit tonë turistik. Në gjëndjen e krimit dhe trafikut në të cilën ndodhet Shqipërija, në krizën demografike që po kalon ajo, kjo është një bombë e tmershme, kjo është një “luftë e hapur”  jo vetëm për ambjentin dhe turizmin, por parësisht për psikologjinë dhe socialitetin e këtij vëndi.

Nuk i kemi ne kushtet për një shpërthim të tillë krenarie dhe prestigji fallco e të dëmshëm,pavartësisht se kemi dëshirën e mirë që këta emigrant të sistemohen e të jetojnë denjësisht. Nuk i kemi “këllqet”, sado bukur mund të dukemi para syve të Italisë dhe Europës. Por edhe po ti kishim, duhej vendosur një balancë mes detyrimeve si njerëz dhe si europianë dhe dëmeve që mund të na sjellë ky precedent i rrezikshëm për imazhin tonë të ardhshëm. Çdo vend në Europë ka kotat dhe produktet e caktuara të prodhimit me të cilën kontribuon në BE, sipas standardeve që ajo i cakton.

Çfarë prestigji vallë do të fitonte Shqipërtia duke u vetë-kandiduar si një vend-kamp i hapur strehimi për emigrantët?  Italisë së Melonit, që e kuptojmë për gjendjen ku ndodhet dhe e përmbytyur nga një oqean emigrantësh  përherë sa ndodh një konflifkt, apo Austrisë së vogël e fisnike, mund ti leverdisë të shpëtojnë nga kjo barrë jo e lehtë, por me haraçin e cfarë lirie? Me haraçin e lirisë së Edi Ramës për të mos u dënuar dhe mos u përgjigjur për gjithcka i ka bërë këtij kombi? Nëse do të qe bërë me rregulla, me referendum, si një dimë  mentale jo si precedent, e shpjeguar dhe detajuar burrërrisht me Italinë, dhe jo si skuth dhe pa parë kurrë dritën e të gjitha marrëveshjeve, shqiptarët do të dinin të përgjigjeshin lirisht dhe me të drejtën e tyre fisnike. Por jo, për interesinm e pastër dhe të kristaltë të Edi Ramës për të kërkuar favore më pas, Shqipëria nuk mund të bëhet kamp i pakontrolluar  refugjatësh. As Europa e lirive dhe drejtësisë, edhe pse e ndodhur padrejtësisht në hall, nuk duhet ta pranojë këtë lëmoshë të tmershme, për mënyrën se si është ofruar dhe pranuar.

Edi Rama nuk mund të shpëtojë nga zullumet e skandaleve( që nga afera e tmerrshme McGonigal ,inceneratorëve e deri tek gjyqet politike që ka çelur kundra opozitës) – qoftë edhe për pak kohë – me të tilla pelivanllëqe koniukturash në kurriz të situatës së luftës, as në kurriz të një humanizmi me dy standarde, një ndryshe për fytyrën jashtë dhe ndryshe për popullin e tij. Një njeri që udhëheq në vendin e tij si regjim, vetëm të tilla ofera mikluese mund të bëjë, asgjë tjetër. Hipokrizia dhe makiavelizmi i tij nuk njeh kufi, ndaj  Europa duhet të dëgjojë thirrjen e tërë bijave dhe bijve të saj themelues e ta hedh poshtë “bananen” e rrëshqitshme shqiptare. Turpi le ti ngelet atij që ia dha, por duke ditur çfarë po bën edhe  asaj që e pranoi.  Sa për ne shqiptarët këtu, ai kurrë nuk mund të na e ktheje Shqipërinë në çiflig të tij, duke e dhuruar kur të dojë e me ç’kushte të dojë.  Ne do të luftojmë deri në fund dhe me cdo kusht, për ta mbrojtur.

About Redaksia

Check Also

Tre llojet e protestës në marshimin e sotëm mbi Tiranë

Nga Alfred LELA Sot, në ora 18.00, Partia Demokratike dhe aleatët opozitarë tubohen, në atë që …

Leave a Reply