Nesho: Shqipëria me këtë situatë që ka sjellë Rama duhet të vlojë!

Diplomati Agim Nesho, ishte këtë të enjte i ftuar në emisionin ‘Now’, ku foli në lidhje me situatën që është krijuar kohët e fundit në Kuvend ku ka pasur përplasje mes deputetëve ndërsa salla është mbuluar nga tymi. Ai theksoi se në situatë që jemi shqiptarët duhet të ngrihen në protesta.

Për këtë gjendje kaotike në vendin tonë, Nesho ka fajësuar kreun e qeverisë Edi Rama.

“Kjo gjë është minimumi kur kemi një regjim monarkik të një personi që nuk respekton parlamentin. Shqipëria me këtë situatë që ka sjellë Rama duhet të vlojë. Mendoj se është e vetmja mënyrë për të sjellë vëmendjen e ndërkombëtarëve që nuk po e kuptojnë që Shqipëria është në dorën e një autokrati”, tha Nesho.

About Redaksia

Check Also

Ministria e Arsimit dështon sërish! Publikohet online teza e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

Ashtu si edhe në provimet e tjera, edhe këtë herë Ministria e Arsimit ka dështuar. …

Leave a Reply