Kryetari i PD, Sali Berisha do të zhvillojë një bashkëbisedim pasditen e sotme në Durrës me anëtarë dhe simpatizantë të kësaj partie. Në këtë takim që do të zhvillohet i hapur në Pallatin e Kulturës “Aleksandër Moisiu” në orën 18:00 në Durrës janë të ftuar edhe qytetarët.
Në njoftimin e publikuar nga PD në rrjetet sociale thuhet: “Të nderuar qytetarë, simpatizantë, anëtarë të PDSH, Durrës. Ditën e shtunë, datë 11 nëntor 2023, ora 18:00, në Pallatin e Kulturës “Aleksandër Moisiu”, zhvillohet takim bashkëbisedues me kryetarin e PDSH Prof. Dr. Sali Berisha. Jeni të ftuar të merrni pjesë”.
Ndërkohë, degët e PD në qytete të ndryshme janë aktivizuar në vazhdën e aksionit më të ri politik të nisur nga deputetët e opozitës në Kuvend. Dje, ndalesa e radhës ishte në qytetin e Lushnjës.