Kush është prokurori që asgjesoi dosjen e përgjimeve ku Balla porosiste vrasje

A je penduar ndonjëherë për bashkëpunëtorët që ke patur gjatë këtyre viteve? Të uroj shëndet e të paçim se na duhesh. I duhesh këtij vendi.

Berisha: Dy komente do të bëj. Së pari jam plotësisht, edhe thellësisht i bindur se ka vetëm një rrugë, protestë dhe vetëm protestë. Dhe Edi Rama gjuhë tjetër nuk njeh. Mosbindje civile dhe protestë gjer në fitoren tonë.

Kemi dërguar në SKAP-in e partisë 31 padi penale. Që të gjitha flenë në sirtaret e këtyre prokurorëve që formojnë grupe të mirëfillta kriminale. A e dini ju kur them organizatë kriminale, pse e them?

Sepse aty është një prokuror që quhet Kreshnik Ajazi, nuk e njoh nuk e kam takuar kurrë. Por Taulant Ballës pas kësaj ngjarje, ata i kishin vënë telefona në përgjim dhe dilte Taulanti eksponent kryesor në biseda. Dilte Taulanti porositësh vrasësish.

Avokati Ravik Gurra, duke mbrojtur klientët e vet merr dosjen dhe sheh që ky ishte një me vrasësit. Avokati pasi e mësoi këtë ekzekutohet një natë, vritet, kurse këto regjistrimet, jane me dokumente zyrtare, regjistrimet Kreshnik Ajazi vendos t’i asgjësojë.

Jo të hapë padi kundër porositësit të vrasësit, por vendos t’i asgjësojë. A e dini ju ç’ndodh me Kreshnik Ajazin, ua them unë ju. Kriminelit Kreshnik Ajazi i bëhet vetingu më 5 gusht në atë kohë kur nuk kishte as të huaj, as vendorë, asgjë, po vetëm firmë që të kalonte.

Pra, ajo është një organizatë e rrezikshme kriminale, por ne do heqim të keqen më të madhe dhe natyrisht do iu kthejmë shqiptarëve drejtësinë që meritojnë. Po sot koha është e aksionit, është e veprimit. Faleminderit!

About Redaksia

Check Also

Bashkëshortja e kryeministrit blen apartament 429 mijë euro dhe tokë ullishte në Surrel

Sipas deklaratës së fundit të pasurisë, Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama, ka blerë …

Leave a Reply