Avokati Logu: Ra ëndrra e Lulzim Bashës për t’u bërë kryetar i PD, kundër vullnetit të demokratëve

Përfaqësuesi i ankimimit të bërë nga Gazment Bardhit, Marash Logu, ka komentuar vendimin e gjykatës për pezullimin e çështjes së PD.

Ai tha para gazetarëve se “ëndrra e Lulzim Bashës për t’u bërë kryetar i PD, kundër vullnetit të demokratëve, do vazhdojë të qëndrojë e mbyllur në sirtarin e Lindita Nikollës”.

Kujtojmë se Gjykata e Tiranës vendosi sot pezullimin e çështjes për shqyrtimin e kërkesës së Lulzim Bashës për miratimin e Kuvendit Kombëtar të 2 Shtatorit, duke pranuar kërkesën e grupit të deputetëve të drejtuar nga Gazment Bardhi.

About Redaksia

Check Also

Ku shkuan fondet e Brukselit?/ Ambasadori: “BE e shqetësuar për trafikun e drogës dhe krimin e organizuar në Shqipëri”

DW: Z. Ambasador, si e vlerësoni situatën aktuale të Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit …

Leave a Reply