Avokati Logu: Ra ëndrra e Lulzim Bashës për t’u bërë kryetar i PD, kundër vullnetit të demokratëve

Përfaqësuesi i ankimimit të bërë nga Gazment Bardhit, Marash Logu, ka komentuar vendimin e gjykatës për pezullimin e çështjes së PD.

Ai tha para gazetarëve se “ëndrra e Lulzim Bashës për t’u bërë kryetar i PD, kundër vullnetit të demokratëve, do vazhdojë të qëndrojë e mbyllur në sirtarin e Lindita Nikollës”.

Kujtojmë se Gjykata e Tiranës vendosi sot pezullimin e çështjes për shqyrtimin e kërkesës së Lulzim Bashës për miratimin e Kuvendit Kombëtar të 2 Shtatorit, duke pranuar kërkesën e grupit të deputetëve të drejtuar nga Gazment Bardhi.

About Redaksia

Check Also

Çfarë di Berisha për Vlora Hysenin dhe lidhjet e saj me kartelet e drogës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur akuza të forta ndaj ish-drejtoreshës së Shërbimit …

Leave a Reply