Deputeti i PD, Edmond Spaho ndonëse është paraqitur sipas njoftimit të Gazment Bardhit në Kryesinë e Kuvendit, për të qenë në mbledhjen e grupit, është penguar nga Garda e Republikës.
Pas zhvillimeve të fundit në Kryesinë e Kuvendit, opozita ka ndikuar në vendosjen e një ndryshimi të rëndësishëm në mënyrën e zhvillimit të komisioneve parlamentare.
Sipas njoftimeve, është vendosur që disa prej tyre të mbahen online, një praktikë që ka patur rëndësi për të shmangur tensionet dhe incidentet e shkaktuara nga opozita në ditët e fundit.
Vetëm ditën e sotme pritet të mbahen 7 komisione, me disa prej tyre që do të zhvillohen online. Nënvizohet se komisioni për Sigurinë Kombëtare do të mbahet me dyer të mbyllura dhe do të diskutojë rreth projektbuxhetit të vitit 2024, duke ftuar përfaqësues të Shërbimit Informativ Shtetëror.