Rikthehet në politikë ish-kryeministri britanik, David Cameron emërohet sekretar i Jashtëm

Ndryshimet në qeverinë britanike kanë rikthyer në politike David Cameron. Ish-kryeministri britanik është emëruar sekretar i Jashtëm, në vend të James Cleverly. Ky i fundit zuri vendin e Suella Braverman, e cila u shkarkua sot nga kryeministri Rushi Sunak.

Pas shkarkimit të Sekretares së Brendshme, Suella Braverman, dy ministra të kabinetit qeveritar kanë dhënë dorëheqje.

Sky News raporton se tani ka dhënë dorëheqje ministri i Arsimit, Nick Gibb, e po ashtu ka kërkuar të largohet edhe ministri i Shëndetësisë, Neil O’Brien. Në një postim në X, i njohur më parë si Twitter, Gibb shkroi: “Gjatë javëve të fundit kam diskutuar për marrjen e një roli diplomatik pas zgjedhjeve të përgjithshme. Për ta bërë këtë, i kam kërkuar kryeministrit nëse mund të largohem nga qeveria në riorganizim dhe ai ka rënë dakord”.

About Redaksia

Check Also

Tentohet sërish vrasja e Trump në takimin në Kaliforni

Ish-presidenti amerikan Donald Trump duket se do po përballet me një seri atentatesh gjatë fushatës …

Leave a Reply