Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve parlamentare që po detyrohen të bëjnë deputetët e Partisë Socialiste, në kushtet e protestës së kolegëve opozitarë në Kuvend.

“Më vjen keq, fakti që janë futur në klandestinitet është efekti më i fuqishëm i protestës opozitare. Kur asgjësohet parlamenti dhe shndërrohet në fiktiv, shndërrohet në dixhital, do të thotë që opozita ka korrur fitoren më të madhe, do të thotë që Edi Rama ka dëshmuar se parlamentin është i aftë ta shumëzojë me zero”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Deputetë të PS merren peng/ Braçe konfirmon kërcënimin familjar nga Rama; “Jam linçuar”

Erion Braçe deklaron se është linçuar dhe kërcënuar para votimit të shkrirjes së 15 bashkive. …