Lulzim Basha është i pakallur në rrafshin politik, e mban Edi Rama si dordolec!

Kryetari i PD, Sali Berisha, e ka konsideruar dhe krahasuar me atë të një dordoleci fushe, rolin dhe pozicionin që ka marrë ish-kryetari i partisë Lulzim Basha, i manovruar tashmë nga Kryetari i PS dhe Kryeministri Edi Rama. Berisha, duke iu përgjgijur pyetjeve të gazetarëve lidhur me Bashën, pas mbledhjes me Grupin parlamentar të PD, tha:

“Unë qëndroj plotësisht te vija e kuqe për Lulzim Bashën. Siç e shihni ju, çdo javë dalin të dhëna të tjera tronditëse. Mos të mendojë kush se hetimi i 4 gazetarëve të BBC është i porositur nga Tirana. Jo, absolutisht! Por Lulzim Basha është përfundimisht i pakallur në rrafshin politik.

E mban Edi Rama si shpif arash. E di se çfarë është shpifa e arave?! Ta tregoj unë! Kur fillon të piqet misri ose gruri, vërshojnë zogjtë dhe sorrat për t’u ushqyer. Atëherë fermerët marrin e bëjnë një dordolec, që shpendët të mendojnë se është një njeri. E përdor Rama në kuptimin figurativ”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Drama e shkollës, vetëm 22 studentë të rregjistruar tek Gjeografia, 7 tek Fizika, 0 tek…

Arkeologjia dhe trashëgimia kulturore, është një ndër programet me më pak interes në Universitetin e …