“RD”
E hetuan për tre vite dhe nuk gjetën asnjë provë që të ngrinin ndaj tij një akuzë. Prej tre javësh mbahet në burg pa asnjë akuzë, por vetëm si i dyshuar se ka zhvilluar pronën e tij të trashëguar.
Pra, i dyshuar nga një prokuror hetues i diktaturës komuniste dhe një gjyqtare e shkarkuar për korrupsion!
E si të mos mjaftonte Malltezi, e njëjta trupë hetuesish politikë marrin nën hetim një ish-Kryeministër sepse i ka kthyer pronat pronarëve dhe meqë edhe dhëndrri i tij ka rastitur pronarë, atëhere këtu paskemi të bëjmë me konflikt interesi. Pra, sipas kësaj logjike, Berisha nuk duhet tu kthente pronat pronarëve sepse dhëndrri i tij vinte nga kjo shtresë!
Në vitin 2023 jemi rikthyer në luftën e klasave ku pronarët konsiderohen armiq të Partisë. Malltezit i janë sekuestruar të gjitha pasuritë madje edhe ato para se të merrte pronën e tij.
Skema tipike të viteve 1945 kur në këtë vend u instalua diktatura dhe ata që e paguan të parët ishin pikërisht kjo shtresë, shtresa e pronarëve.
Po burgun e kujt po bën Malltez?
Nëse do të bënte burgun si ish-pronarë, atëhere në burg duhet të futen të gjithë ish-pronarët që kanë zhvilluar me të njëtën skemë pronat e tyre.
Në fakt, Malltezi po bën burgun politik të opozitës. Këtë vend e kishin planifikuar pa opozitë dhe planet i kanë dalë jashtë kontrollit me rikthimin e Berishës në krye të PD.
Dhe meqenëse Berishën nuk e kapin dot si zuzarin që ne kishim Kryetar, atëhere i kanë ndërsyer SPAK-un që sot ka humbur legjitimitetin e një institucioni të pavarur duke u shndërruar si dikur Sigurimi i Shtetit në “armën e dashur të Partisë”.