Buxheti i oligarkisë, Bardhi për Bashën: Nuk është misioni im të gjej njerëz të humbur

Kryetari i Grupit parlamentar të PD, Bardhi deklaroi sot se sfida e opozitës do të jetë buxheti i oligarkisë që pritet të diskutohet javën e ardhshme.

“Sfida jonë e radhës do jetë seanca dyditore për shqyrtimin e buxhetit të oligarkisë,” tha ai.

“Jemi absolutisht gati për të shkuar në çdo akt, përfshi edhe grevën e urisë, por ditë pas dite do të zbuloni përshkallëzimin e opozitës në parlament. Po e bëjmë këtë betejë se ne duam që parlamenti të funksionojë sipas rregullave të Kushtetutës. Kjo jo si favor ndaj opozitës, por si një e drejtë që deputetët e opozitës e kanë në shërbim të interesit publik,” shtoi Bardhi.

I pyetur se a duhet të bëhet Lulzim Basha, pjesë e frontit opozitar, Bardhi tha: “Qëndrimi im është publik. Kushdo që ndjehet në opozitë me qeverinë e Edi Ramës, do të duhet t’i bashkohet frontit opozitar. Cilindo që nuk ndjehet në opozitë me qeverinë, nuk mund t’i bashkohet frontit opozitar. Këtë pyetje nuk duhet të ma bëni mua, po bëjani zotit Basha nëse ndjehet në opozitë apo nuk ndjehet në opozitë”.

“E kam parë vetëm njëherë të vrapojë në seancë kur Edi Ramës i duheshin votat për të çimentuar kapjen e Gjykatës Kushtetuese. Dhe besoj nga ajo ditë ka humbur nga vështrimi. Nuk e kam kërkuar sepse nuk është misioni im të kërkoj të humburit,” tha Bardhi duke ironizuar faktin se Basha nuk duket gjëkundi.

About Redaksia

Check Also

Marco Rubio tregon qartë falsitetin dhe hipokrizinë e Blinken si kukull e Sorosit

Jamarbër Malltezi reagoi pas publikimit të një letre të disa senatorëve amerikanë, mes tyre edhe …

Leave a Reply