Korreshi: U përjashtova pse i kërkova me pankartë shoqes Lindita fjalën

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi thotë se është përjashtuar nga Parlamenti për 10 ditë për arsye të kota. Duke folur në News 24, për seancën e fundit plenare ku hodhi tymuese, Korreshi tha se i gjeti ato në Parlament dhe se përdoreshin për dasma.

“Ne i vumë tymueses në anën e Partisë Demokratike. Asnjëri prej nesh nuk e lë sallën. Ne nuk jemi marrë asnjëherë me kolegët, me deputetë. Kemi punë vetëm me drejtuesit dhe shoqen Lindita. Ju e keni parë sjelljen e saj tremujore. E imja ishte edhe një revoltë.

Ju e dini se kanë filluar me përjashtime masive. Herën e dytë kur përjashtuan 23 kolegë na kanë njoftuar vetëm 12 minuta përpara. Kërkuam mbledhjen e Byrosë, që sipas ligjet, duhet të mblidhet brenda 48 orëve. Nuk ia kërciti fare për t’u mbledhur.

Hyri në librin Gines përjashtimi i 23 deputetëve. U përjashtova pasi më kishin parë në një cep të foltores dhe e fundit pse i kërkova me pankartë shoqes Lindita fjalën. Ishte fletë A4. Koleget u përjashtuan pasi presupozohen se ishin bashkëpunëtore të mia. Tymueset i gjetëm aty dhe thoshin hidhen vetëm në rast dasme dhe meqë ishim aty i hodhën”, theksoi ai.

About Redaksia

Check Also

Gazetarja “shpërthen” ndaj Prodës: Kutia e Pandorës në Shkodër është hapur! Kryepolici bën si vajtonjës

Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar ashpër ndaj justifikimit të kreut të policisë Ilir Proda, për …